Nesër nis “Final Four” i Ligës së Kombeve. Kombëtarja e Italisë do të ballafaqohet me Spanjën nesër nga ora 20:45 në kuadër të gjysmëfinales.
Trajneri i ‘Azzurëve’, Roberto Mancini është shprehur se ekipi i tij dëshiron ta fitojë këtë kompeticion, transmeton, shkruan lajmi.net.
“Shpresojmë të luajmë një gjysmëfinale të mirë dhe, nëse është e mundur, edhe një finale të mirë. Këto janë katër Kombëtaret më të mira evropiane dhe, për ne, Liga e Kombeve është e rëndësishme. Të gjithëve do t’u jepet një shans për të luajtur – jo vetëm ata që fituan EURO 2020″.
“Ne kemi disa probleme në sulm sepse na mungojnë sulmuesit që kishim në EURO [Ciro Immobile dhe Andrea Belotti] për shkak të lëndimeve. Ne kemi dy sulmues të rinj këtu në Gianluca Raspadori dhe Moise Kean, le të shohim se si do t’i përdorim ata në mënyrën më të mirë.”
Mancini foli edhe rreth formës që po kalon ekipi i tij pasi ka 37 ndeshje radhazi pa humbje.
“Ne do të donim ta zgjasnim këtë rekord të ndeshjeve pa humbje nesër për të arritur në finale. Objektivi ynë është ta bëjmë këtë rekord sa më gjatë që të jetë e mundur, por ne jemi plotësisht të vetëdijshëm se duhet të punojmë shumë për të vazhduar kështu”.
“Ky është një turne i rëndësishëm për ne. Janë katër ekipe të mëdha dhe edhe nëse nuk kemi pasur shumë kohë për t’u përgatitur, mendoj se këto dy ndeshje mund të na ndihmojnë shumë në rritjen tonë”.
“Spanja luajti ndeshjen e tyre më të mirë në Kampionat Evropian kundër nesh. Ata na shkaktuan shumë probleme me posedimin e topit, ne do të duhet të bëjmë një lojë të madhe për të arritur në finale”, përfundoi Roberto Mancini.