Marko Simonovski e ka fituar çmimin “Ylli i Javës” në xhiron e 17-të kampionale në BKT Superligën e Kosovës në futboll.
Sulmuesi i bardhekaltërve ishte përcaktues në fitoren që skuadra e tij e realizoi si mysafire në stadiumin “Fadil Vokrri” kundër FC Prishtina, me rezultat 1:0.
Ai shënoi golin e vetëm në këtë ndeshje, duke ia sjellë tri pikë të rëndësishme skuadrës së tij.
Simonovski po kalon një formë të shkëlqyeshme tek skuadra gjilanase, me gjithsej pesë gola të shënuar dhe dy asistime në këtë edicion të BKT Superligës
Me këtë fitore FC Drita e ka ruajtur hapin me dy skuadrat e kreut të renditjes dhe aktualisht ndodhet në pozitën e 3-të të BKT Superligës me vetëm dy pikë më pak se lideri FC Ballkani.
Çmimin “Ylli i javës” për sulmuesin e FC Dritës, e ndau Ilmi Alili, drejtor i degës kryesore të BKT.