[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
Marcelo Brozovic do të vazhdojë rrugëtimin e tij me Interin. Kroati ka rënë dakord për rinovimin e kontratës dhe ka mbetur të vijë vetëm firma e zyrtarizimi.
Bisedimet nuk kanë qenë të lehta, nisur nga rëndësia që Brozovic ka te ky Inter. Në këto kushte zikaltrit ia kanë plotësuar kërkesat financiare, që zbulohen nga Gazzetta dello Sport.
[the_ad id="78756"]
Mesfushori kroat ka rënë dakord të firmosë deri më 30 qershor 2026. Brozovic do jetë një nga më të paguarit tek Interi, pasi do të përfitojë 6 milionë euro në sezon dhe 1 milion të tjera mund t’i marrë përmes bonuseve.