Kylian Mbappe ka folur sërish për situatën e tij te PSG dhe tregon gjithçka ka ndodhur mes tij dhe klubit gjatë verës. Sulmuesi ka folur për “L’Equipe” dhe është i qartë:
“Para Europianit i thashë PSG se nuk do të rinovoja, kurse pas Europianit se doja të largohesha. Ambicia ime ishte më të vërtetë që tyë gjithë të ecnin përpara krah për krah, PSG, klubi që do më blinte dhe unë.
Kur them që largohem, do të thotë që flas për Real Madrid. Reali bëri një ofertë dhe koha mendova se koha ime te Real Madrid kishte mbaruar. Largimi ishte hapi tjetër logjik. Klubet të tjera? Jo, unë jam i lidhur me Parisin dhe nëse do të isha larguar këtë verë do kishte ndodhur vetëm për Realin.
Qëndrova te PSG dhje jam vërtetë i lumtur, por jemi larg nënshkrimit të një kontrate të re dhe qëndrimin, pasi doja të largohesha këtë verë. Në lidhje me situatën time, ne nuk kemi diskutuar prej dy muajsh, që kur u kam thënë që dua të iki.
Nuk do të ndryshoja mendje për shkak se erdhi Leo Messi. Është një privilegj, ai është i mrekullueshëm, por unë nuk marr vendime nga gjëra të papritura. Unë i kisha marrë vendimat e mia dhe e kisha menduar gjatë dhe mirë”.
Mbappe ka pranuar edhe nervozizmin e tij ndaj Neymar: “Po, e quajta Neymar barbon sepse nuk isha i kënaqur me një pasim. Këto janë gjëra që ndodhin gjatë gjithë kohës në futboll. Kjo është arsyeja mënjeherë pas asaj, duke pasur parasys se si shpërtheu, unë fola me të për këtë gjë. Kjo ndodh sepse ne duam të fitojmë. Kaq është, nuk ka asnjë problem tjetër”.