Lionel Messi duket se e ka gjetur partnerin ideal. Bëhet fjalë për talentin spanjoll, Pedri Gonzales që po rritet nga ndeshja në ndeshje me fanellën e klubit të Barcelonës. Mbrëmjen e djeshme, Barça mundi Athletic Bilbaon në San Mames me rezultatin 2-3 me dy gola të Messit dhe një gol dhe një asist të Pedrit.
Me këto dy gola, Messi u ngjit në kuotën e 9 realizimeve, duke arritur golashënuesit më të mirë në La Liga: Luis Suarez, Iago Aspas dhe Gerard Moreno. Ndërsa, Pedri u bë lojtari më i ri që shënon dhe asiston në një ndeshje të LaLiga-s.
Pavarësisht nga statistikat, loja la një shije mjaft të mirë, me Messin dhe Pedrin që formojnë partneritetin ideal në ekipin e Ronald Koeman.
Në kokat e disa katalanasve, ideja ka filluar të marrë formë që nëse ka ndonjë mundësi që Messi të qëndrojë te Barça sezonin e ardhshëm, do të kthehet të shijojë futbollin me Pedrin.
Imazhi më i qartë i kësaj është kënaqësia e golit të dytë të Barça-s, me Pedrin që asiston Argjentinasin me finte. “Është një lojë super e shpejtë, me Leo-n që vjen nga pas jush dhe të flet, nëse nuk flet, as nuk e shoh, kur e dëgjoj e di se ai është pas meje, ” shpjegoi talenti 18 vjeçar.
Pedri gjithashtu theksoi pas ndeshjes se “ne do të vazhdojmë të luftojmë për vendin e parë”. Barça tani është e treta në renditje, me gjashtë pikë nga Atletico Madrid, e cila ka dy ndeshje më pak, dhe pesë pikë nga Real Madrid me të njëjtat numër ndeshjes.