Boksieri Floyd Mayweather (50 fitore, 0 humbje) deklaroi pak kohë më parë se vitin tjetër do të duelojë sërish ndaj irlandezit Conor McGregor. Dy sportistët dueluan për herë të parë në vitin 2017, me legjendën amerikane të boksit që fitoi me KO ndaj ikonës së kafazit.
McGregor ka replikuar së fundi, duke thënë se për të boksi është i rëndësishëm. “McGregor ka replikuar së fundi, duke thënë se për të boksi është i rëndësishëm. “Boksi është dashuria ime e parë në sportet luftarake. Herën e parë dhe të vetme që kam dueluar në ring jam argëtuar shumë”, tha McGregor.
“Natyrisht që rikthimi im do të jetë në kafaz, kjo s’ka dyshim dhe, siç e kam thënë, ky është vetëm fillimi i një karriere të re. Gjithsesi, boksi mbetet një pasion dhe ju garantoj se do të dueloj sërish në ring. Mayweather? Nuk jam më i interesuar të dueloj ndaj tij”, u shpreh Conor McGregor.