(E plotësuar: Ora: 11:08) Ka mbërritur në Prishtinë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i cili u prit me nderime shtetërore nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Orkestra frymore e Gardës së Republikës intonoi himnet e të dy vendeve kurse pas pjesës ceremoniale, pritet që pas pak të fillojë edhe mbledhja e përbashkët e dy qeverive.
Në këtë mbledhje pritet të nënshkruhen disa marrëveshje.
RTK do të transmetojë drejtpërdrejt këtë ngjarje në të gjitha platformat e saj si në TV, Radio, web, facebook e youtube.
Foto -Video nga mbledhja e përbashkët e dy qeverive
Gjithçka është gati! Mbledhja e përbashkët e dy qeverive në Prishtinë, do të mbahet në njërin nga hotelet e kryeqytetit.
Qeveria e Kosovës ka bërë gati vendin ku do të mbahet takimi i kryeministrave Kurti e Rama dhe ministrave të dy vendeve respektive.
Motoja e kësaj mbledhjeje të përbashkët këtë herë është “Të përbashkuar”.
RTKlive ka siguruar fotografi brenda ambienteve të sallës ku do të mbahet mbledhja e dy kabineteve qeveritare e gjithashtu dhe të sallës ku do të mbahen konferencat për media të dy kryeministrave.
RTK do të transmetojë drejtpërdrejt këtë ngjarje në të gjitha platformat e saj si në TV, Radio, web, facebook e youtube.
