[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
Ka nisur realizimi i projektit tjetër, ai për asfaltimin e rrugës në Kozhicë, i cili parasheh shtrirje në të gjithë këtë fshat, shkruan rajoni.org.
Për të parë nga afër procesin e fazës fillstare të projektit, kanë dalë në vendngjarje kryetari i Komunës, Fadil Nura dhe drejtori për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit, Driton Mulaj.
[the_ad id="78756"]
Ata janë takuar edhe me përfaqësuesit e kompanisë së ndërtimit, me të cilët kanë diskutuar ecurinë e realizimit të projektit.
“Kozhica është fshati i radhës që përfiton nga investimi publik, me vazhdimin e projektit për asfaltim të rrugës dhe degëzimeve tjera, duke u përgjigjur kërkesave të qytetarëve të kësaj ane që shquhet për bukuritë e natyrës!”, ka thënë ndër tjera kreu i Skenderajt.