Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Ballina

    Me qeverisjen Nura, çerdhen do ta rrënojnë ende pa e ndërtuar?!

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Çështja e çerdheve që shumë kohë po vazhdon të mbetet problem i theksuar në Skënderaj.

    Edhe pse shuma buxhetore po ndahen nga Komuna për çështje të caktuara, prapë nuk po arrihet të gjendet hapësirë nga ky buxhet për çerdhe.

    [the_ad id="78756"]

    Asamblisti nga Lëvizja Vetëvendosje në Komunën e Skënderajt, Hysni Mehani ka kritikuarr shumat e ndarjes jo të drejtë të buxhetit nga komuna, duke potencuar se me një pjesë të vogël të këtyre mjeteve do të mund të kishte shtrirje për çerdhe, madje edhe në fshatra të Skënderajt.

    Në postimin e Mehanit njoftohet për aktivitetin e ditës së sotme nga Lëvizja Vetëvendosje në Skënderaj dhe porositë e saj.

    Postimi i plotë:

    “Që më shumë se 20 vjet janë në pushtet në Skënderaj, asnjë çerdhe nuk e kanë ndërtuar! Për shumë vite kanë qenë në të dyja pushtetet; edhe atë qendror, e edhe atë lokal;
    Zero çerdhe për Skënderajn.

    Çerdhja e vetme vazhdon të jetë ajo e paraluftës. Edhe asaj ja patën bërë pazar tokën në të cilën gjendet. Pra, kishin planifikuar rrënimin!

    Më shumë se dy dekada në liri, asnjë çerdhe për fëmijët e Skënderajt.
    Asnjë çerdhe për fëmijët e dëshmorëve fill pas luftës dhe e asnjë çerdhe për fëmijët e fëmijëve të dëshmorëve, sot!
    E gjatë gjithë kohës thirrën në emër të luftës.
    Që 23 vjet zero çerdhe për fëmijët e Skënderajt, deri kur?

    Një çerdhe të cilën kishte filluar ta ndërtonte qeveria Kurti 1, tash do ta rrënojnë për inate politike me arsyen për keqplanifikim nga ana e komunës.

    Tash duhet tender i ri; sepse që 20 vjet, projektet i kanë bërë për % (përqindjet) e pushtetarëve në projekte, jo për interesat e qytetarëve.

    Më 20 mijë eurot që ia falën dostit të tyre nga buxheti i komunës,
    Më 80 mijë eurot për vetura zyrtare,
    Më 50 mijë eurot për shtatore të Samiut,
    Më 35 mijë eurot sa për të justifikuar themelimin e një drejtorie kotnasikot,
    Më 600 mijë eurot e shkuara suficit;
    Sot, fëmijët do të duhej të ishin duke luajtur në këtë çerdhe. E përveç kësaj, do duhej të kishte edhe disa çerdhe tjera në qytet e nëpër bashkësi lokale e fshatra të Runikut, Prekazit, Polacit, Çirezit, Klinës së Epërme, Likocit, Rezallës,Turiqecit.

    I vendosëm disa lodra në këtë çerdhe, lodra të cilat do të jenë të vetmet për këtë çerdhe. Fëmijët do t’i gjejnë këtu këto lodra, por nuk do të mund ta gjejnë dorën e përkujdesjes të kësaj qeverisje katastrofale, e cila, edhe këtë fillimvit, nuk qe e zonja të kishte një çerdhe më shumë për fëmijët e Skënderajt. Dhe, në vend se, ta mendonte futjen e fëmijëve në këtë çerdhe, kjo qeverisje po planifikon bagerin për këtë çerdhe ende pa e ndërtuar.

    Dhe më e keqja, kjo qeverisje, në planet e saj, nuk e ka ndërtimin e asnjë çerdhe tjetër, por rrëzimin e njërës nga dy çerdhet që i ka gjetur në ndërtim e sipër.

    Si këshilltarë komunalë u sugjerojmë; sa mendoni për shtatore personale, mendoni për çerdhet të fëmijëve.

    Ua keni borxh atyre që na sollën lirinë dhe fëmijëve të cilëve u takon e ardhmja!”

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Publikohet video +18 e Luizit dhe Kiarës në BBVA

    Shpërthen banori i BBV: Kam kryer marrëdhënie intime me të dyja gjinit nuk trembem

    “Pështyjmë zi”, kushtet e rënda për minatorët e Trepçës: Punojmë pa doreza e helmeta

    Emrat/ Komuna e Skendersjt publikon rezultatet për dy mësimdhënës [DOKUMENT]

    Rast i rëndë për familjen Bunjaku, burri i moshuar gjendet i vdekur në tualetin e shtëpisë

    Rrëfimi për Masakrën e Rezallës, si e gjeti babai djalin e tij Bleartin të mbytur brenda thesit

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.