Posta e Kosovës po ballafaqohet me krizën më të madhe financiare që nga ekzistenca e saj, por as kjo vështërsi nuk po e ndalon menaxhmentin aktual që të të jetë dorëlirë në dhënien e tenderëve mijëra euro.
Së fundmi kjo ndërmarrje ka vendosur të jap një tender në vlerë 8,000 (tetë mijë) euro për një kompani të pastrimit të veturave.
Në dokumentin e siguruar nga Syri Kosova shihet se fituesi është autolarja: AJANI & ADAMI SH.P.K. në Prishtinë.
Ajo që bie në sy është se në pjesën e për përshkrimit të mënyrë se realizimit të këtij shërbimi thuhet që në rast që operatori ekonomik përveç Prishtinës, nëse nuk posedon pika tjera të autolarjes në qytete tjera obligohet të ketë nënkontrakuor si në vijim Prizren, Pejë, Gjakovë, Ferizaj, Gjilan, Mitrovicë.

Por pak më tutje në pikën IV.5 thuhet se a mundet që kjo kontratë të nënkontraktohet, si opsion është vendosur JO.

Bazuar në këto të dhëna shihet që në këtë tender nuk është e qartë se në cfarë autolarje të tjera do të pastrohen veturat e Postës së Kosovës.
Syri u sjell dokumentacionin e plotë të këtij tenderi.