Duhani është përdorur rreth 13 mijë vjet më parë nga njeriu. Sipas zbulimit të fundit në Utah të SHBA, rezulton se humanët e kanë përdorur bimën që para agrikulturës.
Një grup antropologësh kanë analizuar mbetjet e gjetura në zjarr të ndezur nga njeriu prehistorik, ku renditën disa vegla primitive në gur dhe kockë. Në laborator janë dalluar edhe 4 fara duhani të djegura.
Datimi i tyre ka qenë i vështirë, por është arritur datimi i ndezjes së këtij zjarri që rezulton të jetë djegur 12.300 vite më parë.
Sipas hipotezave të ngritura, bima e duhanit nuk mund të përdorej për të ndihmuar zjarrin, pasi ka pak material drunor, por as nga kafshët nuk është transportuar pasi për to është toksik, dhe kafshët e shpendët e ndjejnë këtë gjë.
Kështu që hipoteza më e pranueshme sipas tyre është fakti se bima është përtypur nga gjahtarët dhe më pas farat janë hedhur. Por këtu nuk përjashtohet as ideja se mund të jetë tymosur. Ndërkohë që deri më sot gjurmët më të lashta të gjetura në disa pipa të këtij zakoni datojnë 3000 vjet më parë.