[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
Sulmuesi Lionel Messi nuk planifikon të largohet nga PSG për rikthimin te Barcelona.
34-vjeçari është duke hasur probleme për jetën në “Parkun e Princave”, duke kontribuuar me gjashtë gola dhe katër asistime në 16 paraqitje në të gjitha garat, transmeton lajmi.net.
[the_ad id="78756"]
Në ditët e fundit është sugjeruar që familja e Messit dëshiron rikthimin te Barcelona, pasi nuk është përshtatur në jetën në Paris.
Sidoqoftë, sipas ‘The Sun’, argjentinasi nuk konsideron rikthimin në klub, se paku jo në verën e ardhshme.
Messi do t’i qëndrojë besnik “Parisenëve” edhe për dy vitet e fundit, me kontratën që i skadon në edicionin 2023/24.
Sulmuesi pritet të rikthehet këtë muaj në fushë pasi së fundmi ishte prekur nga COVID-19.