Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Sport

    Messi te PSG-ja? Përgjigjet Al Khelaifi

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Fjalët e Neymarit për Messin rindezën papritur thashethemet e merkatos në boshtin Barcelona-Paris.

    Përshtypja është se do të ndodhë diçka gjatë verës së ardhshme. A do të shkojë argjentinasi në Paris apo braziliani do të kthehet në Katalunjë? Kjo mbetet për t’u parë. Manchester City është gati ta bashkojë Messi me Guardiolën, por miqësia me Neymarin e ka lëkundur qëndrimin e “Pleshtit”.

    [the_ad id="78756"]

    Presidenti i PSG-së, Al Khelaifi, i ngacmuar për thashethemet e fundit, ka komentuar shkurt: “Leo është lojtar i Barcelonës, asnjë koment më shumë”.

    Përgjigja e presidentit të klubit francez në  një emisionin radiofonik në Francë, mund të lexohet ndryshe. Parataktikë? Nevoja për të mos u ekspozuar? Mosinteresim?

    Ndërkohë, nga Madridi vazhdojnë të ngulmojnë për një transferim të mundshëm të Mbappesë te Reali (por kujdes, nëse Zidane largohet nga Reali, shanset për të blerë sulmuesin do të bien në mënyrë drastike), në këtë rast parizienët do të detyrohen të zëvendësojnë një “yll” me një tjetër.

    Në Barcelonë pothuajse janë dorëzuar për kapitenin, i cili e ka kërkuar shitjen disa muaj më parë.

    “Financiarisht, verën e kaluar do ta kisha shitur Messin. Shitja e Leos do të kishte ndihmuar arkat e klubit,” – tha Carles Tusquets, presidenti i përkohshëm i “blaugranave”, për RAC1, pas largimit të Bartomeut. Klubi do të duhet të përballet me një ulje drastike të pagave dhe lamtumira e Messit do të ndihmonte shumë financiarisht.” Tusquets ishte kategorik ku u pyet për blerjen e mundshme të Neymarit nga Barcelona: “Nëse do të vinte falas, mund të flisnim për këtë, përndryshe nuk ka para për ta blerë”.

    Pavarësisht se cili do të zgjidhet president i Barcelonës muajt e ardhshëm, si qëndrimi i Messit ashtu edhe kthimi i Neymarit duken se janë të pamundur. Kjo është arsyeja pse shanset për ta parë “Pleshtin” te PSG po rriten dita-ditës. Sigurisht nëse e lejon Manchester City …

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    E konfirmuar: Drenica bëhet me trajner të ri

    Afrim Jashari nuk e pranon ofertën e Drenicës

    Pas disfatës ndaj SC Gjilanit, KF Drenica ndan rrugët me trajnerin Shotani

    Andi Veliqi ka kaluar ne klubin e futbollit Prishtina

    Largohet nga KF Drenica njëri nga drejtuesit kryesor

    Shifër rekorde: Për kaq para e shet Ballkani yllin Ermal Krasniqi

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.