Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Sport

    Milani përmbysje spektakolare ndaj Celtic, Tottenhami kualifikohet edhe me një pikë

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Milani arriti një fitore spektakolare dhe me përmbysje 4-2 ndaj Celtic Glasgow-t në “San Siro”, e cila shërbeu për të siguruar matematikisht kualifikimin për në fazën e 1/16-ave të Europa League-s, teksa në takimin tjetër të Grupit H Sparta e Pragës u mposht 2-1 nga Lille, që vazhdon të mbajë vendin e parë në grup me 11 pikë, një më shumë se kuqezinjtë.

    Duke iu kthyer takimit të Milanos, skuadra e Stefano Piolit pati një start të tmerrshëm, teksa brenda 14 minutave të para pësoi dy gola, që kishin si autorë Rogic dhe Edouard. Gjithsesi, “Djalli” arriti të barazonte shifrat në pjesën e parë, pikërisht në minutat 24’ dhe 26’ me finalizimet e Calhanoglu (goditje e lirë) dhe Castillejo. Gjatë fraksionit të dytë kuqezinjtë mbyllën llogaritë me Celtic me golat e Hauge dhe Diaz.  Edhe nëse e humb ndeshjen e fundit ndaj Spartës së Pragës, Milani e ka të sigurt vendin e dytë.

    [the_ad id="78756"]

    Tottenhami barazoi 3-3 në fushën e LASK Linzit në Grupin J, megjithatë kjo pikë i mjaftoi për të siguruar kualifikimin një ndeshje para fundit, pasi edhe nëse humbet ndaj Antwerpit (fitoi sot 3-1 ndaj Ludogorest dhe kryeson me 12 pikë) dhe LASK-u arrin të triumfojë ndaj Ludogoretsit, i la pas austriakët falë bilancit pozitiv në sfidat direkte (Tottenhami ka 10 pikë, LASK-u 7).

    Sa i përket sfidës së zhvilluar në Austri, për vendasit e LASK Linzit zhbllokoi takimin Michorl, ndërsa në fundin e pjesës së parë barazoi me penallti Gareth Bale.

    Sapo nisi pjesa e dytë, skuadra e Mourinhos kaloi në epërsi me Son Heung-Min, ndërsa në të 84-tën barazoi Eggestein. Dele Alli me 11-metërsh i dha për herë të dytë në këtë ndeshje avantazhin Tottenhamit, por në shtesë goli i Karamokos bëri që të mos kishte fitues.

    U mbyll pa fitues dhe me rrjeta të papkrekura përballja mes Crvena Zvezdas dhe Hoffenheimit, me skuadrën gjermane që siguron vendin e parë, ndërsa serbët, tashmë të kualifikuar, mbeten të dytët, çfarëdo që të ndodhë në sfidat e fundit. Takimi tjetër i grupit mes Gentit dhe Liberecit u mbyll 1-2.

    Rezultatet e ndeshjeve (ora 18:55)

    Milan – Celtic        4-2

    AEK Athens – Braga    2-4

    Antwerp – Ludogorets        3-1

    CSKA Moscow – Wolfsberger    0-1

    Feyenoord – D. Zagreb        0-2

    Crvena Zvezda – Hoffenheim    0-0

    FK Zorya Luhansk – Leicester     1-0

    Gent – Liberec      1-2

    LASK – Tottenham       3-3

    Lille – Sparta Prague    2-1

    Qarabag – Maccabi Tel Aviv       1-1

    Sivasspor – Villarreal   0-1

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    E konfirmuar: Drenica bëhet me trajner të ri

    Afrim Jashari nuk e pranon ofertën e Drenicës

    Pas disfatës ndaj SC Gjilanit, KF Drenica ndan rrugët me trajnerin Shotani

    Andi Veliqi ka kaluar ne klubin e futbollit Prishtina

    Largohet nga KF Drenica njëri nga drejtuesit kryesor

    Shifër rekorde: Për kaq para e shet Ballkani yllin Ermal Krasniqi

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.