Ilmi Kabashi, militanti i flaktë i Partisë Demokratike të Kosovës, e ka fituar një pozitë pune në komunën e fituar nga Fadil Nura.
Vendimi për punësimin e tij është marrë [v.j. 4 maj 2022] nga Njësia për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, dikaster ky që merret me konkurset publike në Skenderaj, zbulon portali rajoni.org
Njeriu i afërt më Partinë Demokratike të Kosovës është zgjedhur më i miri në mesin e 6 aplikanteve, duke grumbulluar 83.4 pikë, zbulon dokumenti të cilin e ka siguruar rajoni.

Rajoni i ka shkruar zyrës për media të Fadil Nurës për ta pyetur rreth konkursit që e ka fituar mbështetësi i tyre duke ja u derguar dhe fotografin e personit në fjalë megjithatë kjo zyrë ka dhënë një përgjigjje të shkurtër se: “Kandidati në fjalë nuk është pjesë e strukturave të PDK’së”.
Profili i Ilmi Kabashit në Facebook është i mbushur me fotografi nga aktivitet me zyrtarëve të Partisë Demokratike të Kosovës.
Në ditët në vijim, portali rajoni.org do të raportoj edhe për punësimet pa konkurs qe po ndodhin në këtë qytet.



