Derisa kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka arritur një ditë më parë në Kosovë, ministrat e kabinetit të tij qeveritar, janë duke ardhur me autobus.
Kryeministri Rama, të dielën vizitoi disa biznese në Kosovë i shoqëruar me disa biznesmenë, e më vonë vizitoi edhe familjen e ish presidentit Hashim Thaçi.
Ndërkohë, sot pritet mbajtja e mbledhjes së dy qeverive.
Sidoqoftë, pjesa tjetër e kabinetit të tij qeveritar, ministrat dhe stafi përcjellës, janë duke ardhur me autobus drejt Prishtinës.
Është ministri i Mbrojtjës, Niko Peleshi, ai që ka publikuar një fotografi në llogarinë e tij në Facebook.
“Për në Prishtinë…Mbledhja e 8-të e dy qeverive!”, shkroi ministri Peleshi.
Në këtë mbledhje të përbashkët, parashihet të nënshkruhen disa marrëveshje mes dy vendeve.