Një rast dramatik kishe ndodhur dje. 17-vjeçari Florian Përvathi u dënua nga Gjykata e Lezhës me 8 vite burg, për shkak se në muajin janar të këtij viti vrau për gjakmarrje bashkëfshatarin e tij Lek Lekgjonaj.
I riu u gjet fajtor për veprat penale “Vrasje për gjakmarrje” dhe “Mbajtja pa leje mbajtja pa leje e armeve dhe municioneve luftarak”. I konsideruar i mitur, pasi është nën 18-vjeç, ai u dënua me 12 vjet burg, maksimumin e parashikuar nga ligji për moshën. Për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi u ul me 1/3 në 8 vjet.
Florian Përvathi ekzekutoi me armë zjarri bashkëfshatarin e tij Lek Lekgjonaj, mesditën e 24-janarit të këtij viti në fshatin Manati të Lezhës, sapo viktima kishte hyrë me makinë në oborrin e shtëpisë së vëllait të tij. Menjëherë pas krimit ai u vetëdorëzua në polici duke pranuar autorësinë dhe treguar dhe motivet e ngjarjes.