Kryetari i degës së LDK-së në Skënderajt, Isa Fejzullahu pasi ka zhvilluar një takim më Bekim Jasharin; nëpërmjet një statusi në facebook ka shkruar së “ndryshimi i klimës pozitive për investitorë në Komunën e Skënderajt gjatë qeverisjes Jashari, dhe sjellja korrekte ndaj tyre ka bërë që në Skënderajt t’i kthehet besimi për investitorët, dhe në këtë drejtim vetëm për projektin e Pendës së Kuqicës kemi të interesuar tri kompani të jashtme”.
Burimet e portalit rajoni.org kanë thënë së për “Pendën”, e cila do ndërtohet në zonën Veriore të Skenderajt janë të interesuara tri kompani të huaja përkatësisht një kompani Gjermane, një Turko-Gjermane dhe një tjetër Turke dhe se studimi i fiziblitetit është berë.
Postimi i plotë:
Gjatë një takimi sot që pata me Kryetarin e Komunës Bekim Jashari, e informova atë lidhur me ecurinë e disa projekteve që janë duke u zhvilluar në Bashkësinë Lokale të Klinës së Epërme, me theks të veçantë, në fshatin Kuqicë. Poashtu me Kryetarin Jashari biseduam edhe për zhvillime politike në Komunën e Skënderajt dhe për bashkëpunimin tonë në të ardhmen. Kryetari Jashari njoftoi për projektin Penda e Kuqicës për të cilin tha se ka të interesuar tri kompani të ndryshme. (Ndryshimi i klimës pozitive për investitorë në Komunën tonë, dhe sjellja korrekte ndaj tyre ka bërë që në Skënderajt t’i kthehet besimi për investitorët, dhe në këtë drejtim vetëm për projektin e Pendës së Kuqicës kemi të interesuar tri kompani të jashtme)./Rajoni.org/