Mrojtësi 17 vjeçar i kombëtares Kuq e Zi, Ramen Çepele ka treguar sukses të jashtëzakonshëm në futboll ku po vazhdonë të arrijë suksese në futbollin europian.
Çepele i cili muaj më parë bëri debutimin e tij për kombëtaren e Shqipëris, si duket është i etur për sukses. Ai është bashkuar skuadres së Hannover 96, si pjesë e grupmoshave të reja për të kaluar tek skuadra e dytë. Mirëpo talenti i tij ka bindur trajnerin i cili e ka ftuar të fillojë stërvitjen me ekipin e parë.
Çepele i cili nga e mërkura iu bashkua ekipit të profesionistëve prtitet të bëjë debutimin në ditën e ardhshme në Bundeslign 2 gjermane.
Çepele u pikas nga trajneri Edy Reja në grupmoshat e Interit, dhe bëri debutimin e tij në miqësoren me Kosovën ku bëri një paraqitje mjaftë të mirë.
