Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Sport

    Muriqi do të jetë i rëndësishëm për Lazion në të ardhmen

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Trajneri i Lazios, Simone Inzaghi, e ka përkrahur Vedat Muriqin duke thënë se kosovari do të jetë lojtar i rëndësishëm për klubin në të ardhmen, por fillimisht ka nevojë ta ndiejë besimin dhe durimin e të gjithëve në klub.  

    Përfaqësuesi i Kombëtares së Kosovës, Muriqi iu bashkua Lazios në verën e kaluar nga Fenerbahçe për rreth 18 milionë euro, por ka hasur në vështirësi të përshtatet në skuadrën e Inzaghit që prej atëherë dhe ende është në kërkim të golit të parë.

    [the_ad id="78756"]

    Ai ka qenë i pafat prej se mbërriti në Stadiumin Olimpik, sepse u detyrua të presë për të debutuar për Lazion, së pari sepse u prek nga pandemia e koronavirusit, e pastaj nga dy lëndime, si pasojë e të cilave ai e zhvilloi ndeshjen e parë vetëm në mes të tetorit.

    Që prej atëherë, i ka bërë 10 paraqitje për Lazion, tri si titullar dhe shtatë si zëvendësues, në të gjitha garat dhe është ende në kërkim të golit të parë në fanellën e kaltër.

    Prizrenasi 26-vjeçar është kritikuar për lojë të dobët dhe për mungesën e golave, saqë pati edhe thashetheme se Lazio do ta kthente mbrapsht në Fenerbahce,lajm i cilin më vonë u mohua nga drejtori sportiv Igli Tare për Gazetën Express.

    Duke folur para ndeshjes së Lazios kundër Genoas në udhëtim të dielën (sot), Simone e shprehu besimin e tij në kosovarin, nga i cili pret të shpërthejë së shpejti.

    “Ne kemi kaluar nëpër situata të tilla tashmë me lojtarë të tjerë. Kështu ka qenë edhe viti i parë i Caicedos, Luis Albertos dhe Sergej Milinkovic-Savic. Ata janë lojtarë të rinj që vijnë nga kultura dhe kombe të tjera. Duket pasur durim me lojtarët e rinj”, tha trajneri i Lazios.

    Simone shtoi: “Muriqi do të jetë lojtar i rëndësishëm në të ardhmen dhe do të na ndihmojë shumë. Ai ka nevojë ta ndiejë besimin e secilit. Pres më shumë, por jam i bindur se me kohë do të vijnë edhe rezultatet e dëshiruara për ne”.

    Muriqi është favorit para Filipe Caicedos për ta nisur ndeshjen nga fillimi përkrah Ciro Immobiles sot kundër Genoas.

    Genoa dhe Lazio takohen në Luigi Ferraris, në një ndeshje të javës së 15-të në Serie A, që nis në orën 15:00. 

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    E konfirmuar: Drenica bëhet me trajner të ri

    Afrim Jashari nuk e pranon ofertën e Drenicës

    Pas disfatës ndaj SC Gjilanit, KF Drenica ndan rrugët me trajnerin Shotani

    Andi Veliqi ka kaluar ne klubin e futbollit Prishtina

    Largohet nga KF Drenica njëri nga drejtuesit kryesor

    Shifër rekorde: Për kaq para e shet Ballkani yllin Ermal Krasniqi

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.