Artan Ferizi, ka qenë kandidat për asamble, por s’kishte arritur t’i merrte votat e mjaftueshme për një ulëse brenda kuvendit komunal të Skenderajt, institucion në të cilin është punësuar nga Fadil Nura i Partisë Demokratike të Kosovës.
Ai pavarësisht se gjatë gjithë fushatës së zgjedhjeve lokale, Ferizi shoqërohej me kryetarin aktual Fadil Nurën, dhe njeriun që ka fuqi brenda PDK-së, Sami Lushtakun, ai nuk kishte mundur të fitojë.
Por, vetëm pak muaj më pas, si për ta shpërblyer për mundin e tij gjatë zgjedhjeve që u mbajtën në tetorin e vitit të kaluar, pushteti i PDK-së në Skenderaj ia siguroi atij një vend pune.

Ndonëse ja kishtë huqur qëllimisht emrin Njësia për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, dikaster ky që merret me konkurset publike në Skenderaj megjithatë burime të konfirmuara brenda PDK’së kanë thënë se bëhet fjale për të njejtin person, e të cilët gjithashtu janë të deshperuar me qeverisjen e deritanishëm të Fadil Nurës, zbulon portali rajoni.org.
Njeriu i afërt më Partinë Demokratike të Kosovës është zgjedhur më i miri në mesin e 9 aplikanteve, duke grumbulluar 76.2 pikë, zbulon dokumenti të cilin e ka siguruar rajoni.
Ai do të jetë Specialist i përgjithshëm të shërbimeve sociale.

Portali rajoni i ka shkruar Komunës se Skenderajt për ta pyetur rreth konkursit që ai e ka fituar, por të njëjti nuk kanë kthyer pergjigjje.
Rajoni meson se në këtë konkurs ka pasur kandidat me praktik mbi 1 vjeçarë po në atë vend punë dhe po ashtu të pergaditur profesionalisht, mirëpo e njejta nuk është pranuar.
Rajoni ditëve në vijim do të raportoj edhe për punësimet tjera qe janë bëre dhe janë duke u bëre nga Komuna e Skenderajt./Rajoni.org/
