Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Ballina

    Nagavci deklarohet për herë të parë: diplomën e masterit: Këto studime i kam kryer për qejf

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Pak javë më parë, u publikua diploma e studimeve master e ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, në Fakultetin Juridik, që iu deshën rreth 10 vite për t’i përfunduar studimet me notën mesatare 6.46.

    Publikimin e notës mesatare të studimeve master, Nagavci e ka cilësuar si ilegale.

    [the_ad id="78756"]

    “Është e qartë se është përpjekje për të na zmbrapsur dhe intimiduar prej punës sonë gjë që s’do të arrihet asnjëherë. Kushdo që ka vepruar në këtë mënyrë, ka vepruar kundër ligjit, në mënyrë ilegale, të fshehtë, tinëzare, qysh veprojnë për qëllime të tilla, janë munduar ta përdorin si mjet në rastin tim së paku”, tha ajo.

    Nagavci tha se këto kanë qenë studimet e saj të dyta dhe këtë diplomë nuk e ka përdorur asnjëherë as për aplikim për ndonjë punë.

    “Studimet e mia master, kanë qenë studimet e dyta, të cilat i kam zhvilluar gjatë kohës sa kam qenë e punësuar në fushën e arsimit. Kam studiuar master në Marrëdhënie Ndërkombëtare. Këto studime i kam bërë, thjesht për dëshirën dhe vullnetin tim, në kohën kur kam qenë edhe nënë edhe e punësuar, edhe bashkëshorte. Të gjithë e dimë për gratë shqiptare, nuk është e lehtë dhe nuk ka qenë asnjëherë. Diploma ime e studimeve master, nuk më ka shërbyer dhe nuk e kam përdorur asnjëherë, as për të aplikuar në ndonjë punë dhe për asgjë tjetër” u shpreh Nagavci.

    “Por, vetë fakti që janë munduar, kanë hulumtuar në të kaluarën time dhe atë që kanë mundur ta gjejnë në mënyrë ilegale është kjo gjë, që në fakt nuk tregon asgjë. Synimet e tyre kanë qenë të ulëta, por, këto veprime të tyre, neve vetëm na bëjnë më të fuqishëm. Unë më shumë se tre dekada kam punuar në fushën e arsimit dhe kam pasur mundësi të avancimit profesional. Të gjithë ata që më njohin i njohin kompetencat e mija. Dhe ju bëj thirrje të vazhdojnë të gërmojnë sepse unë nuk kam asgjë për të fshehur”, përfundoi ajo.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Publikohet video +18 e Luizit dhe Kiarës në BBVA

    Shpërthen banori i BBV: Kam kryer marrëdhënie intime me të dyja gjinit nuk trembem

    “Pështyjmë zi”, kushtet e rënda për minatorët e Trepçës: Punojmë pa doreza e helmeta

    Emrat/ Komuna e Skendersjt publikon rezultatet për dy mësimdhënës [DOKUMENT]

    Rast i rëndë për familjen Bunjaku, burri i moshuar gjendet i vdekur në tualetin e shtëpisë

    Rrëfimi për Masakrën e Rezallës, si e gjeti babai djalin e tij Bleartin të mbytur brenda thesit

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.