Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Lajme

    Nagavci nxjerr inspektorët në terren, MASHT tregon se a po zbatohet vendimi për zëvëndësim të orëve

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Pagesa e pagave të shtatorit për mësimdhënësit grevist ka ardhur vetëm pas marrëveshjes për kompenzim të orëve të humbura sipas orarit të vendosur nga MASHT-i. Edhe pse nga SBASHK-u është kundërshtuar që orët të zëvendësohen të shtunave, MASHT s’ka ndërruar mendje dhe sot ka nxjerrë në terren inspektorët për të parë se sa po respektohet vendimi për zëvendësim të orëve të humbura.

    Valdrin Dervishaj nga kabineti i ministres Arbërie Nagavci ka thënë se tashmë kanë informatat e para nga terreni dhe sipas tij shumica e mësimdhënësve janë përgjigjur pozitivisht vendimit të MASH-t për orët e humbura.

    [the_ad id="78756"]

    Ai ka thënë se edhe paraqitja e nxënësve është e kënaqshme dhe varion nga shkolla në shkollë.

    “Inspektorët tashmë janë në terren nga ora 7:30. Kemi informatat e para. Në bazë të informatave, shumica e mësimdhënësve i janë përgjigjur pozitivisht kalendarit të vitit shkollor.

    Ndërsa edhe në lidhje me paraqitjen e nxënësve në shkollë, është një numër i madh që janë paraqitur, kjo varion nga shkolla në shkollë dhe nga komuna në komunë. Në rastet kur nxënësit mungojnë duhet të evidentohen në ditar për mungesë”.

    Dervishaj gjithashtu ka bërë thirrje që si kanale zyrtare informacioni të merren MASHT-i dhe DKA-të dhe jo persona të tjerë që sipas tij tejkalojnë kompetencat dhe përgjegjësitë.

    “Prindërit duhet të sigurohen që informacionet t’i marrin nga organet kompetente, përkatësisht MASHTI dhe DKA-të dhe t’i shmangin informacionet nga persona që tejkalojnë kompetencat dhe përgjegjësitë.

    Ndërsa mësimdhënësit të jenë në komunikim me prindërit që t’i informojnë nga afër për kalendarin shkollor”, ka shtuar ai tutje.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Vrasje në tentativë në Skenderaj, ky është i dyshuari

    E dhimbshme: vdes mësuesja Remzije Mehmeti nga Podujeva

    32-vjeçari i dehur në Mitrovicë të Veriut e bën për spital vëllain e tij, ai e denoncon në Polici

    Dhëndri i shkon mikut për vizitë dhe e rrah, përfundon në pranga

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.