Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Lajme

    Nagavci vazhdon presionin: Mësimdhënësit e kanë obligim të dalin nesër në punë

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, është shprehur e bindur se kompensimi i orëve të humbura për shkak të grevës së mbajtur nga SBAShK-u do të fillojë nesër.

    E para e Arsimit, thirrjet për mosmbajtje të orëve i quajti vepër penale, teksa e kundërshtoi ashpër propozimin e Komunave për shtim të një ore në fund të ditës.Ajo tha se janë 22 ditë të humbura, të cilat sipas saj duhet të kompensohen.

    [the_ad id="78756"]

    “Ministria e Arsimit në bazë të kompetencave që ka, ka nxjerrë kalendarin për vitin e ri shkollor dhe të gjithë e dinë që 22 ditë ka humbur mësimi dhe është një humbje e madhe dhe patjetër se duhet të kompensohen orët e humbura. Kushdo që bën thirrje për mosmbajtje të mësimit jo vetëm që tregon papërgjegjshmëri por bën edhe vepër penale”, tha Nagavci.

    Ndërsa për shqetësimin e Komunave se mbajtja e orëve gjatë vikendit do të ketë kosto shtesë, Nagavci tha se edhe kjo çështje është menduar.

    “Ministria e Arsimit dhe Grupi punues që ka bërë kalendarin e ri shkollor, i ka marrë parasysh të gjithë faktorët. Është e rëndësishme se kalendari nuk bëhet sipas dëshirave e as pa planifikim. Janë edhe çështje teknike, pra do të sigurohemi që secila orë e humbur të mbahet gjatë ditëve në vijim dhe janë edhe çështjet praktike. Kushdo që propozon që mësimi të mbahet në atë mënyrë që të shtohet vetëm një orë në fund të ditës, ose tregon që nuk kupton sesi organizohet procesi mësimor ose tregon që po bën thirrje që të bëhet një mashtrim sepse është e pamundur që të mbahet vetëm një orë në fund të ditës”, tha tutje Nagavci.

    Tutje Nagavci tha se mësimdhënësit të cilët nuk do ta respektojnë këtë vendin, nuk do të kompensohen. Ajo këtë e quajti obligim për të respektuar ligjin e assesi ndëshkim, raporton EO. “Kjo nuk ka të bëjë me ndëshkime por ka të bëjë me respektim të legjislacionit. Sigurisht inspektorët e Arsimit nesër do të jenë në terren ne kemi pasur mirëkuptim dhe kemi realizuar pagesat me avans, nëse nuk mbahet dita e mësimit, sigurisht se nuk do të ketë edhe kompensim. Kjo nuk është ndëshkim por është obligim për të respektuar ligjin”, tha tutje Nagavci.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Vrasje në tentativë në Skenderaj, ky është i dyshuari

    E dhimbshme: vdes mësuesja Remzije Mehmeti nga Podujeva

    32-vjeçari i dehur në Mitrovicë të Veriut e bën për spital vëllain e tij, ai e denoncon në Polici

    Dhëndri i shkon mikut për vizitë dhe e rrah, përfundon në pranga

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.