Këtë të shtunë do të zhvillohen shumë ndeshje interesante në kampionatet elitare.
Kjo e shtunë është e ‘pasur’ me futboll pasi do të zhvillohen shumë ndeshje në pesë ligat kryesore evropiane, shkruan lajmi.net.
Ndeshja e parë në program për ditën e sotme luhet në Premier Ligë, aty ku Arsenali takohet me Newcastlen nga ora 13:30.
Ndërkohë, në ora 16:00 Liverpooli e pret në shtëpi Southamptonin në një sfidë që pritet të jetë interesante.
Në Bundesligën gjermane, Dortmundi është mysafirë i Wolfsburgut nga ora 15:30, kurse Bayern Munich takohet me Arminia Biefeldin në ora 18:30.
Juventus-Atalanta nga ora 18:00 dhe Venezia-Inter në 20:45 janë dy ndeshjet më të rëndësishme të mbrëmjes në Serie A.
La Liga derbin do ta ketë mes Villarrealit dhe Barcelonës në ora 21:00.
Këto janë të gjitha ndeshjet që luhen ditën e sotme. /Lajmi.net/

