[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
Konsumimi i substancave narkotike është një dukuri negative e cila ka prekur një numër të madh të të rinjve në të gjitha qytetet e Kosovës. Nuk janë të rralla rastet kur ata që posedojnë substanca të tilla janë edhe të mitur. Shpesh familjarët detyrohen t’i denoncojnë, siç ka ndodhur dje me një rast në Prishtinë, shkruan Sinjali.
Këtë herë, një gjyshe 71-vjeçare ka vendosur ta raportojë nipin 16-vjeçar, pasi ia gjeti një qese me marihuanë në xhep. E shqetësuar për nipin, ajo vendosi të kërkojë ndihmë nga Policia.
[the_ad id="78756"]
Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se si rezultat i denoncimit, i dyshuari është shoqëruar në Policia, ku ka dhënë deklaratë para hetuesve policorë.