Tabelat në fshatin Austriak të quajtur më parë “Fucking”, janë bërë objekt talljesh globale prej vizitorëve anglishtfolës, për të cilët kuptimi ështe “marrëdhënie seksuale”.
Siç duket kjo gjë i ka prekur autoritetet dhe këta të fundit kanë vendosur t’i ndryshojnë emrin në “Fugging”. Rezidentët dhe zyrtarët ishin shprehur të lodhur me sjelljet e pahijshme që nxiste emri, pasi disa prej turistëve ishin parë duke kryer marrëdhënie seksuale pranë tabelave emërtuese.
Një nga rezidentët është shprehur se: “Ata besojnë se janë të parët që u ka shkuar mendja për këtë, por nuk ka asgjë për t’u tallur. Jemi të lodhur me këtë gjendje dhe do të bëjmë diçka. Turistët bënin gjithashtu foto të pahijshme pranë tabelave dhe madje i kishin vjedhur ato në disa raste”.
