Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Sport

    Ndryshojnë rregullat për huazimin e lojtarëve, ja risitë e FIFA-s

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Këshilli i FIFA-s, i cili u mblodh para Kongresit të 72-të të zakonshëm, që do të zhvillohet në Doha të Katarit, ka miratuar zyrtarisht rregulloret e reja në lidhje me huazimin e lojtarëve, që do të revolucionarizojnë tregun e transferimeve. Risitë, të cilat bazohen në rekomandimet e Komitetit të Palëve të Interesit të FIFA-s për të lehtësuar zhvillimin e lojtarëve të rinj, promovimin e ekuilibrit konkurrues dhe parandalimin e “burgosjes” së lojtarëve nga klubet, janë miratuar dhe do të hyjnë në fuqi nga 1 korriku 2022. Ky është kuadri i ri rregullator, i cili ishte miratuar më 22 janar të kaluar nga organizmi i drejtuar nga Gianni Infantino:

    – Kërkesë për një marrëveshje me shkrim, që përcakton kushtet e huazimit, veçanërisht kohëzgjatjen dhe kushtet financiare.

    [the_ad id="78756"]

    – Një kohëzgjatje minimale e huazimit mes dy periudhave të regjistrimit (merkatos) dhe një kohëzgjatje maksimale jo më shumë se një vit.

    – Ndalimi i huazimit të një lojtari profesionist, tashmë të huazuar, në një klub të tretë (huazim mbi huazim).

    – Kufizim i numrit të huazimeve në një sezon midis të njëjtave klube: një klub mund të ketë maksimumi tre lojtarë profesionistë në huazim në një klub të vetëm dhe një maksimum prej tre profesionistësh të huazuar nga një klub i vetëm.

    – Kufizim të numrin të huazimeve të klubit brenda një sezoni.

    Për të siguruar që kjo të zbatohet pa probleme, do të ketë një periudhë kalimtare si më poshtë:

    – Nga 1 korriku 2022 deri më 30 qershor 2023, një klub mund të ketë maksimumi tetë profesionistë në huazim dhe tetë të huazuar gjatë një sezoni.

    – Nga 1 korriku 2023 deri më 30 qershor 2024 zbatohet i njëjti konfigurim, por me një maksimum prej shtatë huazimesh të lojtarëve profesionistë.

    – Nga 1 korriku 2024, do të zbatohet i njëjti konfigurim, por i kufizuar në një maksimum prej gjashtë profesionistësh të dhënë në huazim apo të huazuar.

    * Lojtarët 21-vjeçarë ose më të rinj dhe lojtarët e formuar nga klubi do të përjashtohen nga këto kufizime.

    Në nivel kombëtar, federatave të lidhura me FIFA-n do t’u jepet një periudhë trevjeçare për të zbatuar rregullat për një sistem huazimi në përputhje me parimet e vendosura ndërkombëtarisht.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    E konfirmuar: Drenica bëhet me trajner të ri

    Afrim Jashari nuk e pranon ofertën e Drenicës

    Pas disfatës ndaj SC Gjilanit, KF Drenica ndan rrugët me trajnerin Shotani

    Andi Veliqi ka kaluar ne klubin e futbollit Prishtina

    Largohet nga KF Drenica njëri nga drejtuesit kryesor

    Shifër rekorde: Për kaq para e shet Ballkani yllin Ermal Krasniqi

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.