Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Featured

    Në ​Kosovë 1 Maji shënohet me dy protesta në Prishtinë

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Në shumë vende të botës përkujtohet më 1 Maji, dita e punëtorëve. Dita e Punës, ose Festa e Punëtorëve, është një festë që festohet më 1 maj të çdo viti, e cila synon të kujtojë angazhimin e lëvizjeve sindikale dhe vështrimin ekonomik-social të punëtorëve.

    Në shumë vende të botës organizohen protesta në këtë ditë me anë të së cilave kërkohen më shumë të drejta për punëtorët.

    [the_ad id="78756"]

    Në Kosovë Federata Sindikale e Punëtorëve të Sektorin Privat të Kosovës, organizon protestën për nder të Një (1) Majit Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve.

    “Në këtë protestë do të marrin pjesë udhëheqësit e shoqatave sindikale në Komunën e Prishtinës. Protesta fillon nga ora 11:00 dhe zgjatë deri ora 12:00. Marshi i protestës fillon nga Sheshi  “Zahir Pajaziti” dhe vazhdon deri tek objekti i  Qeverisë”, njofton Federata Sindikale e Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës.

    Kurse nga ora 12:00, Bllok Anti-Kapitalist i Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist, Dylberizm, Aktivistet/ët e Bashkuar për Drejtësi mban protestë në nga sheshin “Zahir Pajaziti”.

    Në komunikatën e këtyre të fundit thuhet se këtë 1 maj, kthejnë vëmendjen te gjendja e klasës punëtore në Kosovë e përtej, për ta denoncuar sistemin e dhunshëm në të cilën klasa punëtore vazhdon të shtypet e të nëpërkëmbet , si dhe do të e kujtojnë se shpresa e vetme është rezistenca e organizimi.Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist

    “Këtë 1 maj, ne si Bllok Anti-Kapitalist iu bëjmë thirrje punëtoreve e punëtorëve brenda shtëpive, fabrikave e punishteve të ndërtimit, marketeve e zyrave, nga rruga deri tek hapësirat e pastrimit, student/ë e pensioniste/ë, të organizohemi, në solidaritet, e në kundërshtim të shtypjeve të shumëfishta dhe përgjigjeve të dobëta reformatore të cilat veç janë duke i ushqyer pabarazitë dhe na qesin hije syve nga problemet e thella. Kundërshtojmë çdo ndërmarrje që ka për qëllim mirëmbajtjen e kësaj status quo-je të dhunshme që i shërben të fortëve e të pasurve në kurriz të klasës punëtore. Këtë 1 maj, ne bashkohemi në e qëndrojmë bashkë kundër patriarkatit hetero-seksist, kapitalist, racist, ksenofob e transfob dhe ritheksojmë se ndryshimet rrënjësore e çlirimi i përket klasës punëtore”, thuhet në komunikatë.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Kjo është gjendja shëndetësore e të riut nga Qirezi i Skenderajt, që u plagos nga dorasi i mitur

    Tradhtia e burrit shkakton konflikt mes çiftit në Skenderaj: 35-vjeçari e sulmon gruan, e kërcënon se do ta vrasë atë dhe veten

    Ndikimi i Rusisë në Kosovë dhe milionat e investuara

    Ky është i riu qe u therr për vdekje me thikë nga një person ende i paidentifikuar nga Policia, pas një mosmarrëveshje në trafik

    Norvegjia jep lajmin se do ta mbyllë Ambasadën në Kosovë

    Dugolli në Senat pranon fajin për plagjiaturë: Dënomëni, kam gabu që i kam besu Ardian Kastratit

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.