Në mesin e 21 të arrestuarëve në rastin tashma të njohur “Subencionet 2021” në Agjencinë Zhvillimore të Bujqësisë – Ministria e Bujqësisë, ka shumë nga Drenica, respektivisht nga komuna e Drenasit, thuhet mes tjerash në një komunikatë të Ministrisë së Bujqësisë së Republikës së Kosovës, pas operacionoit të zhvilluar, të mërkurën. Mediet kanë njoftuar se në mesin e tyre ndodhet edhe tezaku i Ramiz Lladrovci, Arsim Çela nga Kishnareka e Drenasit. Të gjithë ata akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, marrje ryshfeti, dhënie ryshfeti, mashtrim me subvencione dhe falsifikim të dokumenteve. Çela ka punuar për disa vjet në Ministrinë e Bujqësisë, inspektor teknik.
Një burim i afërt me Ramiz Lladrovcin dhe me Arsim Çelën, i ka thenë gazetes online Vision Mega, se Arsim Çela është tezak i Ramiz Lladrovcit.
“Njëri nga të arrestuarit është tezaku i kryetarit te Drenasit, Ramiz Lladrovci. Ai është Arsim Çela nga fshati Kishnarekë e Drenasit, i cili punon që disa vite aty, nga koha kur Ramiz Lladrovci e angazhoi në atë pozitë, pra në pozitën inspektor teknik në Ministrinë e Bujqësisë. Nuk dihet se personi në fjalë a ishte i shtyrë nga ndokush për të bërë këto veprime, apo i bëri vetvetiu, por ajo që dihet është se ka dyshime të mëdha në këto veprime, për çka edhe ndodhën arrestimet”, ka shpjeguar ky burim për gazetën Vision Mega
Këta janë 21 të arrestuarit në rastin “Subvencionet 2021”:
1. Kumrije Maxharraj 1969
2. Gzim Morina 1982
3. Halil Krasniqi 1982
4. Fuat Morina 1976
5. Blerim Mulliqi 1985
6. Bejtullah Pira 1965
7. Enver Ibishi 1971
8. Kujtim Zariqi 1976
9. Arsim Qela 1963
10. Habibe Dauti 1970
11. Musa Nikovazi 1957
12. Luzlim Hajdaraj 1981
13. Daut Kabashi 1960
14. Valentina Kabashi 1986
15. Afrim Abazi 1973
16. Sali Kelmendi 1982
17. Granit Avdyli 1985
18. Valon Hoti 1979
19. Kastriot Berisha 1979
20. Flamur Zeqiri 1968
21. Bekim Shala 1977
Personat e arrestuar kanë mbajtur pozita të ndryshme në kuadër të AZhB-së, zyrtarë nëpër komuna, persona përgjegjës në kuadër të kompanive certifikuese dhe përfitues të subvencioneve.
Nga veprimet hetimore është arritur të dëshmohet mënyra e veprimit dhe organizimit të personave zyrtarë në AZhB.