Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Lajme

    Në prag të falimentimit të Postës, kryeshefit i rritet rroga në 2500 euro

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    s së Kosovës është vendosur të rritet paga për 30{325c0558aa0dac5542d270f1cd1849548c3fb8b6e9dbaf5e864ef21ba4ba6679} për zyrtarët të saj të lartë. Si duket zyrtarët e lartë nuk e kanë hallin e punëtorëve të tyre që nuk kanë marrë ende pagat e muajit të kaluar e kjo për shkak të gjendjes aspak të mirë financiare të kësaj ndërmarrjeje.

    Ndonëse Bordi i kaluar i Postës për shkak të gjendjes së keqe financiare i kishte zbritur pagën zyrtarëve të lartë të kësaj ndërmarrje publike, lajmi.net merr vesh se bordi i ri ka marr vendim t’i rehatojë zyrtarët e lartë paga të majme. Se nga kush ka ardh ky propozim nuk thuhet në dokument.

    [the_ad id="78756"]

    Në dokumentin e siguruar Kryeshefit të Postës (19 nëntor), Xhevdet Smakiqi, do të marr pagë hiç më pak se 2 mijë e 500 euro. Paga enorme kanë edhe zyrtarë të tjerë: Zëvendës i Kryeshefit Ekzekutiv, 2100 euro, zyrtar kryesor i Financave dhe Thesarit 2100 euro, këshilltar i Përgjithshëm/Sekretar i Korporatës 2100 euro, zyrtar i Auditimit të Brendshëm 2100 euro.

    Smakiqi ka vendosur të mos jetë i kujdesshëm sikurse ish-U.D. i Kryeshefit Ekzekutiv, Salih Morina, i cili kishte vendosur për uljen e pagave 30 {325c0558aa0dac5542d270f1cd1849548c3fb8b6e9dbaf5e864ef21ba4ba6679} për zyrtarët e lartë të kësaj ndërmarrje publike, për shkak të gjendjes së rëndë financiare të saj.

    Vendimi i rritjes së pagave të zyrtarëve të lartë të Postës thotë:

    Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të NPQ-së Posta e Kosovës SH.A., në përputhje me Ligjin mbi NP Nr.03/L-087 dhe ndryshimeve dhe plotësimit të Ligjit mbi NP Nr.04/L-111, në takimin e rregullt nr.17, i mbajtur më datë 03/12/2020, merr këtë vendim:

    Miratohet, kthimi i përkohshëm i koeficientit të mëparshëm për grada 17 dhe 16, me koeficent/Paga bruto, sipas tabelës më poshtë.

    Kryeshefit Ekzekutiv, 2500 euro

    Zëvendës i Kryeshefit Ekzekutiv, 2100 euro

    Zyrtar kryesor i Financave dhe Thesarit 2100 euro

    Këshilltar i Përgjithshëm/Sekretar i Korporatës 2100 euro

    Zyrtar i Auditimit të Brendshëm 2100 euro

    Vendimi hyn në fuqi më datë: 03/12/2020

    Si arsyetim, Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të Postës së Kosovës thotë se ka qenë diferenca e pagave mes gradës 17 dhe 16 me gradat 15 e më poshtë e duke mos përmendur askund nëse ka probleme financiare apo janë rregulluar ato.

    “Deri të miratimi i këtij vendimi për kthimin e përkohshëm të koeficientit të mëparshëm për gradat 17 dhe 16, ka ardhur si rezultat i diferencës së pagesës disbalansuese në mes të gradave të mëposhtme, përkatësisht në mes të gradës 17 dhe 16 me grada 15 e më poshtë. Ky vendim është i përkohshëm, përkatësisht deri sa të bëhet rikustruktimi i përgjithshëm i koeficienteve pagave për të gjithë punëtorët e Postës së Kosovës Sh.A”, thuhet në vendimin e nënshkruar nga kryesues i Bordit të Përkohshëm Leonard Shabanaj .

    Kujtojmë, se në Mbledhjen e Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të Postës së Kosovës, e mbajtur më 26 maj 2020, me propozimin e U.D. Kryeshefit Ekzekutiv, Salih Morina, ishte vendosur për uljen e pagave 30 {325c0558aa0dac5542d270f1cd1849548c3fb8b6e9dbaf5e864ef21ba4ba6679} për zyrtarët e lartë të kësaj ndërmarrje publike, për shkak të gjendjes së rëndë financiare të saj.“Vullnetarisht ishte deklaruar U.D. Kryeshefi Ekzekutiv, Salih Morina për zbritjen e pagës së tij, nga paga që kishte: 2,500 euro, tani me zbritje do ta ketë 1,750 euro”, njoftoi Posta e Kosovës.

    Po ashtu për 3 pozitat e zyrtarëve të lartë: Sekretari i Postës, Zyrtari Kryesor Financiar dhe Thesarit, si dhe Zyrtari i Auditimit të Brendshëm, u vendos që pagat nga 2,100 euro, tani me zbritje t’i marrin 1,450 euro.

    Portali ka tentuar të kontaktoi me të emëruarin e Qeverisë si anëtar të bordit në Postë, Kujtim Shala nëse është në dijeni lidhur me rastin, mirëpo deri në momentin e publikimit të këtij artikulli nuk ka marr përgjigje.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Vrasje në tentativë në Skenderaj, ky është i dyshuari

    E dhimbshme: vdes mësuesja Remzije Mehmeti nga Podujeva

    32-vjeçari i dehur në Mitrovicë të Veriut e bën për spital vëllain e tij, ai e denoncon në Polici

    Dhëndri i shkon mikut për vizitë dhe e rrah, përfundon në pranga

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.