Ish drejtori i qeverisjes Jashari, Gëzim Ejupi, me anë të një statusi në rrjetin social facebook ka reaguar pas mbylljes së deponisë në Dell të Qirezit; ku sipas tij qeverisja aktuale ka bëre marrëveshje të fsheht me operatin ekonomike për t’i asistuar këtij operatori në mbushjen e gropës ku është mihur tash e 20 vite, deri sa mbetjet inerte i zhvendosën vetëm disa metra më tutje nga thellësia e këtij lokacioni ku ishin zhvendos mbi shtëpitë e fshatit Qirez konkretisht mbi shtëpitë e lagjës Shpatolli, shkruan portali rajoni.org.
Tutje Ejupi ka ftuar prokorurin të merrët merrët me këtë rast duke thënë se ka shkelje dhe po veprohet jashtëligjshëm.

“Të nderuar qytetarë, unë kam qenë i bindur që këta do të ju gënjejn, do të ju mashtrojnë sepse të tillë janë mashtrues gënjështar. Tani nga thellësia e Dellit ku ishte e vendosur deponia për mbetje inerte u zhvendos pikërisht mbi fshatin Qirez mbi kokën e banorëve dhe vetëm për një motiv për një arsye se ky pushtet është hajdut dhe zhvatës ku bëri marrëveshje të kundërligjshme më operatorin ekonomik i cili bënë thyerjen e gurit në Dell mbi fshatin Qirez dhe gjithë këtë e bënë në këmbim të një shume të majme parash këtë nuk mund ta argumentoj sepse nuk kam fakte dhe nuk i kam parë duke i marrur këto para mirëpo jam i bindur që po kështu ka ndodhur”.
Kujotjme qe e gjithë kjo është bëre pa vendim të asamblesë dhe pa një studim të mirëfillt kurse mbyllja e lokacionit është bëre përmes asamblesë; ndërsa në ricaktimin e lokacionit nuk është përfilluar asnjë procedurë.
Postimi i plotë: