[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
Burimet nga Prokuroria kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për Sahime Domuzet, vdekja e së cilës është cilësuar e dyshimtë për shkak të rasteve të dhunës që ishin raportuar më parë, gjë që alarmoi Policinë. Me rastin e kontrollit, në trupin e gruas ka pasur shenja të dhunës dhe kjo bëri që Prokurori i Shtetit të urdhërojë nisjen e hetimeve.
Sinjali mëson se viktima ka jetuar në shtëpinë e vëllait ku dyshohet se ka përjetuar dhunë nga bashkëshortja e tij dhe nipi, ndaj të cilëve javën e kaluar është ngritur aktakuzë për dhunë në familje.
[the_ad id="78756"]
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, teksa në lidhje me rastin janë intervistuar anëtarët e familjes, të cilët kanë dëshmuar para hetuesve policorë.
Ky rast është iniciuar si vdekje e dyshimtë dhe pas nisjes së hetimeve do të zbardhen rrethanat e vdekjes se gruas 67-vjeçare