Ngjarje e rëndë dhe e dhimbshme: 36-vjeçari gjendet pa shenja jete nga shoku i tij
Një ngjarje e tmerrshme dhe mjaft e dhimbshme ka ndodhur sot në fshatin Prekoc ku një 36-vjeçar është gjetur pa shenja jete. Ndeja e dy shokëve, përfundoi në tragjedi ku njëri prej tyre u gjet pa shenja jete brenda villës, shkruan Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali mëson përmes burimeve nga Prokuroria se shoku i 36-vjeçarit kishte vërejtur në një moment se shoku i tij nuk po jepte shenja jete. Në atë moment, ai është alarmuar dhe ka telefonuar Emergjencën për të kërkuar ndihmë.Në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi mjekësor bashkë me Policinë e Kosovës ku edhe është konfirmuar vdekja e 36-vjeçarit.Sipas informacioneve të para, trupi i pajetë është tërhequr nga mjekësia ligjore dhe është dërguar për Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.Rasti është hapur si “Vdekje e dyshimtë”