Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Lajme

    Ngritja dhe rënia e thellë e Ramiz Lladrovcit

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) me mbështetjen financiare të SlovakAid – Asistenca Zyrtare për Zhvillimin e Republikës Sllovake dhe në bashkëpunim me Transparency International Slovakia, ka lansuar Indeksin e Transparencës për Qeverisjen Komunale për vitin 2021.

    E, sipas indeksit të këtij instituti, komuna më transparente ka dal ajo e Prishtinës, duke i lënë poshtë komunat tjera, siç është ajo e Drenasit, e cila për ca kohë ka mbajtur primatin si komuna më transparente në vend.

    [the_ad id="78756"]

    KDI e nxori Komunën e Drenasit në vendin e nëntë, si komunë transparente me vetëm 72.10 pikë.

    Për këtë renditje, nga kjo komunë për Syri.net Kosova kanë thënë se pikët minimale janë dhënë për Drenasin, te pjesa e “Ndërmarrjet dhe organizatat komunale” dhe sipas tyre, Drenasi nuk ka ndërmarrje komunale, por, regjionale.

    “Sa për sqarim, nëse shihni Raportin e KDI-së, dhe vlerësoni indikatorët, tek tabela “Renditja e Komunave”, pikët minimale ka marr komuna e Drenasit në “Ndërmarrjet dhe organizatat komunale”, komuna e Drenasit nuk ka ndërmarrje komunale, por regjionale. Po ashtu, tek “Prokurimi Publik në nivel lokal”, ne vlerësohemi për numrin e dokumenteve të publikuara dhe komuna, vitet e fundit ka më pak aktivitete të publikuara, sepse shumica e kontratave janë të përfshira nga dy e më shumë fshatra ne një kontratë dhe një pjesë e madhe e tyre janë kontrata kornizë. Për t’i vërtetuar këto është e lehtë, vetëm me një klik në uebin zyrtar të komunës. Komuna e Drenasit nuk ka renë poshtë, sepse për të njëjtin vit raportues, Drenasi është në vendin e tretë në nivel vendi në Grantin e Performancës dhe ka fituar grant afër 1 milion euro” thuhet në përgjigjen e zyrtarëve komunal.

    Syri.net Kosova ka kontaktuar edhe Institutin Demokratik të Kosovës, për t’i pyetur rreth vlerësimeve për këtë komunë.

    Diana Krasniqi, zyrtare nga KDI, i tha Syrit se vlerësimi është bërë në bazë të matjeve që ata kanë bërë.

    “Nuk ka rëndësi nëse Komuna e Drenasit ka ndërmarrje komunale apo publike, e rëndësishme është që qytetari i kësaj komune përballet çdo ditë me shërbimet që ofrojnë kompanitë e tilla, duke pasur probleme me borxhe apo gjëra të tilla. Komuna ka 0% njohuri për këto probleme, madje, qytetarët nuk e dinë as ku të ankohen, pasi, komuna e painformuar, nuk u jep atyre as qasje e ide se ku mund të ankohen” tha Krasniqi.

    Ndërsa, sa i përket Prokurorimit Publik, Kransiqi ka treguar se si bëhet vlerësimi.

    “Sa i përket Prokurorimit Publik, ne hyjmë në platformën e-prokurorimi dhe shohim se a është bërë raportimi i njëjtë nga platforma dhe nga komuna. Nëse raportimi është i njëjtë 100%, vlerësimi bëhet me pikët maksimale, nëse jo, atëherë në bazë të raportimit, jepen edhe pikët dhe nuk ka rëndësi nëse komuna ka kontrata kornizë, apo jo” përfundoi Krasniqi.

    Nga ana tjetër, nga Komuna e Drenasit kanë thënë se KDI më shumë është bazuar në sasi dhe format të dokumentit, pra, në dokumente të publikuar edhe në uebfaqen e komunës.

    “Ngecjet i përmendem edhe me lartë, pra indikatorët në raportin e KDI-së janë më shumë të bazuar në sasi dhe format të dokumentit, (disa në exel e word), pra dokumente të publikuara në ueb faqe. Megjithatë të gjitha dokumentet e prokurimit janë të publikuara në ueb faqe të gjitha aktivitetet e prokurimit, raportet financiare, asnjë kërkesë për qasje nuk është e refuzuar dhe grantet e subvencionet janë publikuar në ueb faqe” kanë thënë nga komuna.

    Në përgjigjet e Syrit, nga Drenasi kanë theksuar se përkundër gjendjes së tanishme me rritje çmimesh, ata po përkushtohen që t’i realizojnë projektet e parapara për këtë vit.

    Kujtojmë që Ramiz Lladrovci u zgjodh kryetar i Komunës së Drenasit në zgjedhjet e 14 nëntorit, pas balotazhit me Driton Ajazin. Ky është mandati i tretë i Lladrovcit brenda kësaj komune, si i prirësi i saj.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Vrasje në tentativë në Skenderaj, ky është i dyshuari

    E dhimbshme: vdes mësuesja Remzije Mehmeti nga Podujeva

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.