Një bazë ajrore misterioze është duke u ndërtuar në një ishull vullkanik afër Jemenit. Ky ishull ndodhet në njërën prej zonave më të ndjeshme për transportin tregtar.
Ndonëse asnjë shtet nuk e ka konfirmuar pronësinë e bazës ajrore në Ngushticën Bab el-Mandeb, trafiku ujor i lidhur me një përpjekje paraprake për ndërtimin e një piste masive në ishullin e gjatë 5.6 kilometra vite më parë lidhet me Emiratet e Bashkuara Arabe.
Zyrtarët e qeverisë së njohur nga komunitetit ndërkombëtar në Jemen thonë se prapa kësaj baze qëndrojnë Emiratet e Bashkuara Arabae, ndonëse ky shtet më 2019 njoftoi se do t’i tërheqë trupat nga koalicioni ushtarak i udhëhequr nga Arabia Saudite që po lufton kundër rebelëve Houthi.
Zyrtarët e Emirateve të Bashkuara Arabe në Abu Davi dhe në ambasadën e këtij shteti në Uashington nuk u janë përgjigjur kërkesave për koment, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.
Pamje nga sateliti, e marrë më 11 prill (Foto: AP)
Psita në Ishullin Mayun u mundëson pronarëve të saj që ta projektojnë energjinë në ngushticë dhe lehtësisht të nisin sulme ajrore drejt Jemenit. Pista gjithashtu mund të shërbejsë si bazë për çfarëdo operacioni në Detin e Kuq, Gjirin e Adenit dhe në pjesën lindore të Afrikës.
Nga pamjet e siguruara nga satelitët shihen automjete pune që po punojnë për ndërtimin e një piste të gjatë 1.85 kilometra. Javën e kaluar dukej se punimet kanë përfunduar.
Një pistë me gjatësi të këtillë mund të shfrytëzohet nga aeroplanët e transportit, aeroplanët sulmues dhe aeroplanët që përdoren për vëzhgim.