Zëvendës-ministri i Ekonomisë, Getoar Mjeku ka vizituar sot Trepçën pas probleme që u shfaqën dje me energjinë elektrike.
Mjeku përmes një postimi në Facebook tha se erdhi në vizitë për me dëgju nga inxhinierët dhe punëtorët që parandaluan avarinë e kanosur prej motit të lig.
“Bisedova me drejtorin e minierës, Behxhet Vinarci, dhe me inxhinierin Enver Tahiri, që siguroi rikthimin e energjisë, si dhe vizitova flotacionin, për me i pa nga afër kushtet e punës”, tha ai.
Jepi zë dje gjatë ditë ka raportuar se 127 minatorë ishin ngujuar në minierë për shkak të mungesës së rrymës.
Postimi i plotë:
Sot vizitova ndërmarrjen publike «Trepça» ShA për me dëgju nga inxhinierët dhe punëtorët që parandaluan avarinë e kanosur prej motit të lig.
Goditjet e rrufesë dëmtuan dje largpërçuesit, duke lënë minierën e Stantërgut pa energji elektrike. Ekipet e Trepçës u kujdesën me rivendosë furnizimin me rrymë dhe me i nxjerrë minatorët nga horizontet e nëndheshme.
Në takim me bordin e drejtorëve, kryesuesin Bahri Hyseni dhe u.d. kryeshefit Enis Abdurrahmani, u njoftova në hollësi për punën dhe sfidat e ndërmarrjes, sidomos rreth furnizimit me energji.
Bisedova me drejtorin e minierës, Behxhet Vinarci, dhe me inxhinierin Enver Tahiri, që siguroi rikthimin e energjisë, si dhe vizitova flotacionin, për me i pa nga afër kushtet e punës.
Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar për zhvillimin e sektorit të minierave dhe forcimin e ndërmarrjeve publike.