Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Lajme

    Një editorial pa shije për Mbretëreshën nga ‘New York Times’

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Nga Steerpike, Spectator

    Vdekja e Mbretëreshës ka shkaktuar një vërshim zie në mbarë globin. Por kjo ndjenjë e humbjes mesa duket nuk shtrihet në redaksinë e ‘New York Times’, ku tragjedia u prit në mënyrë të pashmangshme si një ftesë për klikime.

    [the_ad id="78756"]

    Pasi kishte punësuar më parë Jonathan Pie të ‘Russia Today’ për të sharë Britaninë, gazeta më e keqe në botë, bëri një tjetër pisllëk, duke publikuar një artikull opinion në faqen e saj kryesore, që shumica do e konsideronin si të pandjeshme në rastin më të mirë.

    Shkrimi i akademikes së Harvardit, Maya Jasanoff, titullohej ‘Vajtoni Mbretëreshën, jo perandorinë e saj’, një urdhër që nuk ka nevojë të thuhet, duke pasur parasysh dashurinë e Mbretëreshës për Komonuelthin. Në të vërtetë, në kohën e saj, Britania flaku zotërimet perandorake dhe u bë kombi më multikulturor në Europë.

    Por duke pasur parasysh që gazeta mbështetet edhe te britanikët vetë-fshikullues për të financuar apokaliptizmin e saj, ndoshta nuk është befasuese që NYT pretendon se Mbretëresha ‘krijoi një front të ngurtë tradicionalist gjatë dekadave të dhunshme’ dhe as që nuk zgjedhin të lidhin artikullin në mediat sociale me citatin e mëposhtëm:

    “Nuk duhet ta romantizojmë epokën e saj. Mbretëresha ndihmoi në errësimin e një historie të përgjakshme të dekolonizimit, përmasat dhe trashëgimitë e së cilës nuk janë pranuar ende në mënyrë adekuate”.

    Autorja citon imazhe të ndryshme të padëmshme të Mbretëreshës në samitet e Komonuelthit, duke pretenduar se ‘ajo që nuk do shihnit kurrë nga fotot është dhuna që qëndron pas tyre’, edhe pse siç vëren vetë ajo, ‘Mbretëresha e bardhë’ mbrojti ‘Ditën e Komonuelthit shumëfetar në vitet ’60 dhe inkurajoi një linjë më të ashpër kundër aparteidit në Afrikën e Jugut’.

    Jasanoff i shpreh qartë simpatitë e saj kur përshkruan vrasjen ‘karmike’ të Lordit Mountbatten në vitin 1979, e cila përfshinte gjithashtu vrasjen e nipit të pafajshëm dhe një anëtari të ekuipazhit.

    Së bashku me disa goditje të tjera të parashikueshme në drejtim të Mbretëreshës për udhëtimet e shpeshta dhe vendet e vizituara ‘sikur të ishin arritur heroikisht në këmbë dhe jo me jaht mbretëror’- kontributorja e NYT në mënyrë të pashmangshme e kthen çështjen te largimi i Britanisë nga BE. Sepse ‘ksenofobia dhe racizmi janë rritur dhe ushqyer nga politika toksike e Brexit’. Sipas Jasanoff, “jetëgjatësia e Mbretëreshës e ka bërë më të lehtë vazhdimin e fantazive të vjetruara për një epokë të dytë elizabetiane me Britaninë globale, që nuk është asgjë më shumë se nostalgji perandorake me gjysmë të vërteta”. Në fund mbyllet me një përfundim pompoz se: mesa duket kaluar koha që Urdhri i Perandorisë Britanike të riemërohet dhe ‘pompoziteti mbretëror’ të zvogëlohet për ta bërë monarkinë më shumë si ato të vendeve skandinave.

    I gjithë ky helm, vetëm disa orë pasi Madhësia e saj vdiq. Kjo të lë vetëm një pyetje: Çfarë dreqin nuk shkon me ‘New York Times’?

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Vrasje në tentativë në Skenderaj, ky është i dyshuari

    E dhimbshme: vdes mësuesja Remzije Mehmeti nga Podujeva

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.