Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Lajme

    Një pyetje pa përgjigje: Ku mbeti Idriz Rrecaj?

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Tash e 23 vjet familjet kosovare jetojnë me ankthin për të pagjeturit, më të dashurit e tyre. Çdo natë ata mbyllin sytë për të rënë në gjumë me shpresen se sa më shpejtë do i gjejnë të anëtarë të familjeve të tyre, të zhdukur gjatë luftës. Kjo pyetje, e cila duket se nuk po gjene përgjigjie drejtohet edhe nga ana e familjes së Idriz Rrecajt. Mirëpo kush është ky trim i urtë që na e dhuroi Drenica?

    Skenderaj,
    Shkruan: Elsa Gecaj

    [the_ad id="78756"]

    Me pushkë në njërin krah e me mendje të ndritur në krahun tjetër, Idriz Rrecaj qe burrë trim e luftëtar që Drenica ia dhuroi historisë. Llausha si fshat i Drenicës qe djepi ku me 10 nëntorë 1944 erdhi në jetë një patriot . I rritur me rrëfimet për Azem Bejtën, Ahmet Delinë dhe Shaban Pulluzhën, mysafir këta të shpeshtë në Kullën e Zekë Sallahut, stërgjyshit të Idrizit, ky vend u bë vatër e përherëshme që rriti trim mbi trima e të cilët lanë gjurmë të thella në personalitetin e Idriz Rrecajt. Patrotizëm i madh që u përcoll brez mbi breza, nga Zeka tek Imeri, gjyshi i Idrizit, nga Imeri tek Islami dhe nga babai tek i biri, Idrizi.

    Idrizi shkollën fillore e kreu në Llaushë dhe një pjesë tjetër në Skenderaj, pastaj vendosi që shkollën e mesme ta vazhdoj për bujqësi, të cilën më pas e kreu në Prishtin. Edhe pse vendi ku banonte kishte nevojë për ekspertë të lëmisë së bujqësisë, kjo mundësi nuk iu ofru menjëherë. Kështu u detyrua ta përfundoj Shkollen Normale dhe Idrizi bëhet mësues. Profesionin e mësuesit ushtroi për disa muaj në Dobroshefc të Drenasit e pastaj për shkak të problemeve me disa pjestarç të kolegtivit shkollor detyrohet të ndërrojë vend. Foleja e re e gjenë Idrizin në mesin e patriotëve dhe trimave, të betuar në të mirën e popullit.

    Si të gjithë burrat edhe Idrizi kreu shërbimin ushtarak në vitin 1968 në Slloveni dhe Egjipt. Gjatë viti 1971 regjistrohet në Univeritetin e Prishtinës në Fakultetin e Bujqësisë, dhe pas katër viteve rikthehet në vendëlindjen e tij për të punuar në Ndërmarrjen Bujqësore “Produkti” në Skenderaj si inxhinier. Shtatë vite më vonë bëhet drejtor i prodhimit. Postin si drejtor e ushtroi me përkushtim, madje punësonte vetëm njerëz që vërtetë e meritonin. Por fati nuk ishte në anën e tij, pasi që ai dhe shkarkohet nga posti të cilin e ushtronte.

    Dhe pse ishte shkarkuar nga posti i drejtorit, ai nuk hoqi dorë, por vazhdoi punën si inxhinier dhe inspektor i bujqësisë. Secila shtëpi në fshat ia hapi dyert dhe e mirëpriste si njëri të mirë, madje fashtarët tregojn që shpesh herë në rastin fatkeqësive natyrore që dëmtohëshin të mbjellat, ai si ekspert u ofronte ndihmën e tij.

    Përfundimi i viteve të 80-ta dhe fillimi i viteve të 90-ta ishin tejet të rënda për Kosovën. Populli shqiptar i Kosovës barti mbi kurrizin e vet bërrën e robërisë të mbjellur nga pushtuesi më çnjerëzor, Serbia. Shpërnngulja masive e popullates, rrahjet, maltretimet, plaçkitjet, dëbimi nga puna, mbyllje të shkollave, për popullin e Kosovës u bënë thjeshtë një përditshmëri me të cilën u duhej të mësohëshin. Por si gjithëmonë shpresa vdes e fundit, ideali që të ketë një Kosovë të lirë e me një popull që mund ta gëzoj lirinë, dyert e një faqeje të re u hapen me themelimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në krye me Ibrahim Rugoven. Idriz Rrecaj ishte njëri nga themeluesit e degës së LDK-së në Skënderaj. Me 17 maj 1990 me pothuajse të gjitha votat Idriz Rrecaj zgjidhet kryetar i degës LDK,në vendin e lirisë, Skënderaj.

    I arresuar, i rrahur, i maltertuar mizorisht,  Idriz Rrecaj ishte gjithmonë nën kthetrat e një grabitçari të madh. Bastisje të shtëpisë,tortura e maltretim ndaj tij dhe të familjes së tij  ishin të vazhdueshme. Një gjë e tillë vazhdoi deri me masovizimin e luftës çlirimtare të UCK-së, me të cilin shënohet një fillim i ri, një faqe e re dhe një kapitull i ri.

    Me vrasjen e mësuesit Halit Geci dhe me një patriot më pak,varrimi i tij i cili u mbajt me 28 nëntor 1998 u bë ditë historike që shënohet në zemrat e secilit pjestar të popullit të Kosovës. Për herë të parë Ushtria Çlirimtare e Kosovës doli publikisht në skenë dhe pikërisht ringjallet një dritë vezulluesi se diqka e mirë po e përcjell Kosovën.

    28 nëntori, Dita e Flamurit dhe ditëlindja e komandanit legjendar Adem Jashari ishte një tubimi i vacantë ku me një fjalë rasti doli dhe vetë Idriz Rrecaj.

    “Liri i ka rrënjët ndër këtë male, ajo këtu do të mbijë, këtu do të lulëzojë e do të rritët, e ku tjetër pos në zemër të Drenicës”, ishin disa nga fjalët e Idriz Rrecajt që ngjallën të rrënqethurat, se dhe Kosova ka një mundësi. I ngarkuar me një mision të rëndësishëm,vazhdimisht ishtë në kontakt me komandantin Adem Jashari dhe me komandant të tjerë, ndër ta ishin edhe Jetullah Geci, Sami Lushtaku dhe Sylejman Selimi.

    Një figurë që cilësohet si e guximshme, pajtues dhe siç e thërriste populli, trim i urtë. Me një mbështetje të madhe për popullin shqiptar Idrizi u bë shënjestër e okuopatorit serb. Një gjë të tillë e dëshmon një fotografi që është gjetur në një nga lokalet e ushtris serbe, aty në atë fotografi shihen disa persona ndër ta dhe idriz Rrecaj me fytyra të rrombullaksuara, e Idriz Rrecaj ishte numër një.

    I zhdurkur me 28 persona të tjerë, ndër ta doktori dhe kirurgu Adem Ademi, dr. Fatmir Fazliu, emrin e të cilit e mban sot QKMF-ja në Skenderaj dhe profesori Demir Ahmeti, tash e 23 vite që nga lufta e fundit në Kosovë nuk dihet asgjë për fatin e tyre.

    Ku mbeti Idriz Rrecaj?, do të jetë një pyetje që do të përcillet nga gjenerata e gjenerata, por gjithmonë me shpresen që në një të ardhme të afërt do marrim për vendndodhjen e Idrizit.

    Familjarë, miq. shokë, dashamirë dhe e gjithë Drenica asnjëherë nuk kanë pasur një vend që ta qajnë mallin që kanë për prindin, shokun, mësuesin dhe patriotin e tyre. Fatbardhësisht, tash e gjashtë vite parku i qytetit të Skënderaj mban emrin e një heroi që do jetoj gjithëmonë, Idriz Rrecaj

    Edhe pse nuk dihet se kur mbylli sytë, çfarë dhembje përjetoi, Idriz Rrecaj është dhe do të mbetët gjithmonë njëriu që flijoi vetën për një Kosovë të lirë.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Vrasje në tentativë në Skenderaj, ky është i dyshuari

    E dhimbshme: vdes mësuesja Remzije Mehmeti nga Podujeva

    “Stinët i ndërrojnë rolet”, dimër i thatë e pranverë me borë

    Bankruptcy Solutions — Factors to Consider Just before Filing Individual bankruptcy

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.