[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
Takimi i Evertonit kundër Leicester Cityt është shtyrë për herë të dytë shkaku i COVID-19.
Ndeshja ishte paraparë të zhvillohet në dhjetor, por pasi kishin raste me COVID-19 u shty për një kohë, transmeton lajmi.net.
[the_ad id="78756"]
Ndërsa, tani shkaku i rasteve pozitive, lëndimeve të shumta dhe lojtarëve që janë duke luajtur në Kupën e Afrikës, ndeshja është shtyrë për herë të dytë.
Ishte skuadra e Leicester Cityt që konfirmoi se ndeshja nuk do zhvillohet.
“Leicester mund të konfirmojë që ndeshja e Premierligës ndaj Everton me 11 janar (e martë) është shtyrë pas takimit të bordit të Premierligës”.
“Vendimi erdhi shkaku i disa rasteve pozitive me COVID-19, lëndimeve dhe lojtarëve që janë në Kupën e Afrikës”, shkruhet në komunikatë.