Elon Msuk njeriu i dytë më i pasur në botë, ka përmbushur njërin prej zotimeve të tij për të mos pasur asnjë shtëpi.
Ceo i ‘Tesla’ dhe ‘Space x’, ka shitur shtëpinë e tij në Silicon Valley për 30 milionë dollarë, 7.5 milionë dollarë më pak se çmimi fillestar i kërkuar.
Elon Musk, i cili ka një vlerë neto prej 151 miliardë dollarësh, ishte shprehur më herët se prona prej 47 hektarësh në jug të San Francisko-s ishte ‘shtëpia e fundit që i kishte ngelur’.
Musk, aktualisht jeton në një shtëpi me qira, me vlerë 50,000 dollarë në Boca Chica, Teksas, pranë fabrikës së tij të prodhimit të raketave Space Exploration.
Për pasurinë e Musk është diskutuar gjatë.
“Vetëm 2% e pasurisë së Elon Musk mund të zgjidhe çështjen e ruisë në botë”, tha drejtori i Programit Ushqimor në OKB, David Beasley.
“Miliarderët duhet të reagojnë tani, vetëm një herë”, tha Beasley në një intervistë në CNN- duke përmendur në mënyrë specifike dy njerëzit më të pasur në botë, Jeff Bezos dhe Elon Musk.
Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar dhe Elon Musk. Në një postim të fundit në ‘Twitter’, Musk ka shprehur se është i gatshëm që të dhurojë një pjesë të pasurisë së tij për t’i dhënë fund krizës së urisë në botë, mjafton që Organizata e Kombeve të Bashkuara t’i vërtetojë se si 6 miliardë dollarë do t’i japin fund krizës.
Nëse Programi Botëror i Ushqimit mund të përshkruajë saktësisht se si 6 miliardë dollarë do të zgjidhin krizën e urisë, unë do të shes aksionet e Tesla-s tani dhe do ta bëj.