Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Roze

    Njihuni me Behare Maksutajn, 24 vjeçaren nga Deçani që u shpall “Miss Shqiptarja në botë 2020”

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Ajo është vetëm 24 vjeçare dhe ditë më parë rrëmbeu kurorën e më të bukurës në botë.

    Fjala është për modelen nga Deçani, Behare Maksutaj, e cila në fund të vitit të kaluar u zgjodh “Miss Shqiptarja në botë” – në kuadër të spektaklit të realizuar nga “Gecjan Fashion Group”.

    [the_ad id="78756"]

    E njëjta arriti të triumfojë në mesin e shumë vajzave të bukura, ndonëse kjo ishte në sfidë e madhe për shkak të angazhimeve si një grua e martuar e po ashtu edhe si nënë.

    Maksutaj në një intervistë ajo rrëfen më shumë për karrierën profesionale e jetën private, duke mos lënë anash as planet e së ardhmes.

    Për publikun jeni bërë më e njohur pas shpalljes “Miss Shqiptarja në Botë 2020”, kush është në të vërtetë Behare Maksutaj?

    Siç është cekur edhe nga ju, unë jam Behare Maksutaj me prejardhje nga Deçani por që jetoj dhe veproj që gjashtë vite në Zvicër. Momentalisht jam 24 vjeçare, jam e martuar dhe kam dy fëmijë.

    Si të bën të ndihesh fakti që në mesin e shumë vajzave keni arritur të rrëmbeni kurorën e më të bukurës?

    Natyrisht se ndihem shumë mirë dhe krenare që kam arritur të rrëmbej kurorën, në mesin e gjithë atyre vajzave të bukura..

    Ka qenë një dëshirë e hershme pjesëmarrja në kompeticionin në fjalë, apo ishte gjithçka në mënyrë rastësore?

    Ka qenë një dëshirë e imja e hershme, të cilën pasi u bëra nënë në moshë të re e kam lënë të fjetur, por pasi që trupi im nuk pësoi ndryshime të mëdha pas lindjes, kisha ende vetëbesimin për të marrë pjesë në këtë konkurs.

    Na trego pak më shumë se kur keni filluar të merreni me modeling, ishit pjesë e ndonjë gare bukurie tjetër?

    Kam filluar para një viti me fotosesione të ndryshme, më tej kam pasur shumë oferta për sfilata në vende të ndryshme të botës, po që shkaku i pandemisë me coronavirus momentalisht janë shtyer.

    Po, përveç modelingut ke pasione të tjera?

    Modelingu qëndron pasioni im në radhë të parë dhe më i madhi që kam pasur, por përveç tij unë kam pasion edhe sportin.

    Jeta jote përtej fushës së modës, na trego pak më tepër rreth përditshmërisë tënde?

    Atëherë, kohën më të madhe ua kushtoj fëmijëve të mi të cilët më lumturojnë çdo ditë, por kur kam kohë të lirë merrem edhe me sport dhe njëkohësisht jam lexuese e pasionuar pas librave për jetën.

    Ju tashmë jeni duke ndërtuar të ardhmen, a është modelingu profesioni ku e shihni veten?

    Modelingu është diçka që unë e bëj me shumë dëshirë dhe besoj që çdo gjë që bëhet me dashuri sjell edhe rezultate të mira.

    Kush ju ka mbështetur më shumë gjatë këtij rrugëtimi? Sa e vështirë ishte?

    Gjatë këtij rrugëtimi më ka mbështetur bashkëshorti, familja, dhe një shoqe e imja Valentina Rexhaj të cilën vlen ta përmend. Sa i përket asaj se sa ka qenë e vështirë, ishte paksa për faktin që unë kam fëmijë, por që rrugëtimin tim ma kanë lehtësuar personat e lartpërmendur.

    Cilat janë planet e Behares për të ardhmen?

    Mund të them që kam shumë plane por që deri ti realizoj në të vërtet nuk pëlqej që t’i flasë… ajo çfarë mund të them – ky është vetëm fillimi.

    Cili do ishte mesazhi i juaj, për të gjithë ata që kanë ëndrra e synime në jetë?

    Mesazhi im për të gjithë ata që janë duke lexuar këtë intervistë është që t’i ndjekin ëndrrat e tyre dhe të besojnë në to, e që asnjëherë të mos dorëzohen.

    Behare Maksutaj nga Deçani shpallet fituese e "Miss Shqiptarja në Botë 2020"

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Shpërthen banori i BBV: Kam kryer marrëdhënie intime me të dyja gjinit nuk trembem

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Pas sherrit me Efin, kamerat fiksojnë momente intime mes Luizit dhe Kiarës të mbuluar me jorgan

    Melinda do të sjellë një projekt shumë të veçantë

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    LAJMI I FUNDIT: Digjet ky banor i Big Brother, niset për spital

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.