Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Uncategorized

    Njihuni me Drenicasin që po e kërkon votën në Finland

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Sadri Beqiri nga fshati Baks i komunës së Skenderajt është kandidat për zgjedhjet rajonale që mbahen në Finland.

    Reforma sociale shëndetësore (sote-reforma) hyn në fuqi me 1.1.2023. Në reformë,
    përgjegjësia për mirëqenien sociale shëndetësore si dhe veprimet e shpëtimit transferohet
    nga komunat në 21 rajone të mirëqenies. Qyteti Helsinki sidoqoftë nuk është rajon i
    mirëqenies e as nuk bën pjesë në asnjë rajon të mirëqenies dhe vet kujdeset për
    shërbimet sociale shëndetësore dhe për veprimet e veta të shpëtimit.
    Rajonet e mirëqenies janë komunitete juridike publike të ndara nga komunat dhe nga
    shteti që kanë autonomi/vetëqeverisje në rajon. Rajonet krijohen kryesisht në bazë të
    ndarjes së krahinave. Në krahinën Uusimaa sidoqoftë ka katër rajone të mirëqenies.
    Organi më i lartë vendimprues i rajonit të mirëqenies është Këshilli i rajonit i zgjedhur nga
    ana e banorëve të atij rajoni. Anëtarët e Këshillit të rajonit apo delegatët zgjdhen në
    zgjedhjet rajonale.
    Zgjedhjet e para rajonale do të mbahen të dielen 23.1.2022. Mandati i Këshillit rajonal të
    zgjedhur në këto zgjedhje fillon në fillim të marsit 2022 dhe vazhdon deri në fund të majit
    2025 Nga viti 2025 zgjedhjet rajonale do të mbahen në të njejtën kohë me zgjedhjet
    komunale.
    Në zgjedhjet rajonale mund të votojnë dhe të kandidohen qytetarët e moshës madhore të
    Finlandës që banojnë në Finlandë dhe me kushte të dhëna edhe qytetarët e shteteve tjera
    që banojnë në Finlandë.
    Votimi në Finlandë është vullnetar.
    Në qytetin Helsinki dhe në rajonin e krahinës Ahvenanmaa nuk mbahen zgjedhjet rajonale.
    E drejta e votës – kush mund të voton

    [the_ad id="78756"]

    Mund të votoni në zgjedhjet rajonale nëse jeni qytetar i Finlandës ose i ndonjë shtetit tjetër
    të Unionit europian apo i Islandës ose Norvegjisë dhe nëse i plotësoni këto kushte:
    i mbushni deri në ditën e votimit (23.1.2022) 18 vite
    jeni banor rezident i Finlandës me datën 3.12.2021 në komunën që i takon ndonjë
    rajonit të mirëqenies
    Nëse jeni qytetar i ndonjë shteti tjetër, mund të votoni në zgjedhjet rajonale nëse:

    i mbushni deri në ditën e votimit (23.1.2022) 18 vite
    jeni banor rezident i Finlandës me datën 3.12.2021 në komunën që i takon ndonjë
    rajonit të mirëqenies
    jeni banor rezident pa ndërprerje në ndonjë komunë të Finlandës për të paktën dy
    vite para 3.12.2021
    Komuna e rezidencës përcaktohet sipas ligjit për komunën e rezidencës. Në parim,
    komuna e rezidencës është komuna ku banoni.
    Komuna e rezidencës përcakton edhe atë se cilit rajon të mirëqenies i takoni, pra atë se
    në zgjedhjet rajonale të cilit rajon të mirëqenies keni drejtë vote. Në zgjedhjet rajonale
    mund të votoni vetëm për kandidatin e rajonit të juaj të mirëqenies.
    Në zgjedhjet rajonale 2022 komuna e rezidencës së juaj përcaktohet sipas asaj se cila
    komunë është regjistruar si komunë e rezidencës së juaj në sistemin e informacioneve të
    popullatës deri me datën 3.12.2021 në ora 24.
    Sipas nevojës mund ta verifikoni komunën e rezidencës te Agjencia dixhitale e
    informacioneve për popullatën.
    Lajmërimi për të drejtën e votës i dërgohet të gjithëve që kanë drejtë vote

    Agjencia dixhitale e informacioneve për popullatën mbanë regjistrin e atyre që kanë drejtë
    vote në të cilin gjinden të dhënat e secilit që ka të drejtën e votës. Nuk ka nevojë të
    lajmëroheni veçmas në regjistrin e atyre kanë drejtë vote.
    Agjencia dixhitale e informacioneve për popullatën ju dërgon para 30.12.2021 lajmërimin
    për të drejtën e votës apo kartën lajmëruese secilit që keni drejtë vote dhe adresë të
    lajmëruar. Kartën lajmëruese do ta merrni në mënyrë elektronike nëse keni filluar të
    përdorni shërbimin e mesazheve elektronike të ofruar nga Agjencia dixhitale e
    informacioneve për popullatën apo Suomi.fi-viestit (informacione tjera në adresën
    www.suomi.fi/viestit).
    Në lajmërimin për të drejtën e votës janë udhëzimet se si të votoni, informacionet për
    vendin e juaj të votimit në ditën e zgjedhjeve, informacionet për detyrat e Këshillit rajonal si
    dhe lista e vendeve të votimit paraprak afër vendbanimit të juaj. Në vendin e votimit nuk
    keni nevojë për fletën e lajmërimit për të drejtën e votës, mjafton dokumenti i identifikimit.
    Koha e votimit

    Mund të votoni në ditën e zgjedhjeve të dielen me 23.1.2022 ose para ditës së zgjedhjeve
    gjatë periudhës së votimit paraprak. Mund të votoni vetëm një herë. Për votim dy herë
    është përcaktuar denimi sipas Kodit penal.
    Votimi paraprak:

    Votimi paraprak fillon të mërkuren 12.1.2022.
    Votimi paraprak jashtë shtetit përfundon të shtunen 15.1.2022 dhe në Finlandë të marten
    18.1.2021. Në disa vende të votimit paraprak koha e votimit është më e shkurtë.
    Mund të votoni paraprakisht në cilin do vend të votimit paraprak në vend apo jashtë vendit.
    Vende të votimit paraprak janë
    komunat i përcaktojnë vendet e votimit paraprak në vend, shpesh për shembull janë
    zyre të komunës
    shumë përfaqësi të Finlandës jashtë vendit
    institucionet/entet, si spitalet, zyret sociale dhe burgjet apo entet ndëshkuese. Në institucione mund të votojnë vetëm ata që trajtohen aty ose që janë marrë aty.
    anijet finlandeze të cilat gjinden jashtë vendit gjatë kohës së votimit paraprak. Në
    anije mund të voton vetëm stafi i anijes, pasagjerët nuk mund të votojnë në anije.
    Votimi në ditën e zgjedhjeve:

    Votimi në ditën e zgjedhjeve bëhet të dielen 23.1.2022 nga ora 9–20.
    Në ditën e zgjedhjeve mund të votoni vetëm në atë vendvotim që është shënuar në
    lajmërimin e drejtës së votimit që ju është dërguar.
    Votimi në shtëpi:

    Nëse aftësia e juaj për të lëvizur apo funksionuar është e kufizuar aq shumë dhe nuk
    mund të dilni te vendvotimi pa vështërsi të tepërta, atëherë mund të votoni në shtëpi gjatë
    periudhës së votimit paraprak.
    Për votim në shtëpi duhet të lajmëroheni deri të marten 11.1.2022 para orës 16.
    Lajmërimi duhet bërë bordit zgjedhor qendror, të dhënat e të cilit i gjeni në lajmërimin e të drejtës së
    juaj të votimit. Kujdestarja/-ri që banon në të njejtën shtëpi mund të voton njëkohësisht por me disa kushte të caktuara.
    Votimi me letër:

    Nëse gjatë tërë periudhës së votimit paraprak dhe ditën e zgjedhjeve gjindeni jashtë
    vendit, mund të votoni edhe me letër nga jashtë.
    Për votim me letër duhet të porositni materialin për votim me letër nga shërbimi i Ministrisë
    së Drejtësisë për porositje në ndonjë adresë jashtë vendit. Porositjen mund ta bëni jo më
    heret se tre muaj para ditës së zgjedhjeve. Si person që keni drejtë vote keni përgjegjësi
    që vet me kohë të porositni dokumentet për votim me letër që të mund ta këtheni zarfin me
    votën e juaj bordit zgjedhor qendror të komunës së juaj në afat të caktuar me ligj.
    Nëse keni pyetje, apo keni nevojë për ndonjë informacion shtesë mos ngurroni të më kontaktoni mua personalisht.
    Me respekt
    Sadri Beqiri 2022
    JEPI ZË ZËRIT TËND NË ZGJEDHJET RAJONALE DUKE VOTUAR SADRI BEQIRIN

    VOTO 664

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    “Stinët i ndërrojnë rolet”, dimër i thatë e pranverë me borë

    Bankruptcy Solutions — Factors to Consider Just before Filing Individual bankruptcy

    Tregoni dikush Andit dhe Gresës se ka kamera, çifti “kapen” në akt intim

    Juegos De Chat

    Top 10 Wedding Websites: Greatest Selections In 2023 + Assessments

    Lgbt Chat Room Lgbt Boards Lgbt Group Social Networking On-line Lgbt Support Group

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.