Padyshim se çdo trevë e Drenicës ka specifikat e veta me të cilat shquhet si vend dhe ato janë të natyrave të ndryshme, shkruan portali Rajoni.org.
Në këtë drejtim shquhet edhe fshati Kuqicë, si një ndër fshatrat më të vjetra të kësaj ane.
Pos mullirit shekullor me ujë, bukurive mahnitëse natyrore, aty është edhe një specifikë tjetër që ka të bëjë me një hapësirë të këtij fshati.
Po bëhet fjalë për pjesën ku gjenden disa varreza për të cilat saktësisht nuk dihet se kujt i përkasin e as në cilën kohë janë hapur, sepse në to nuk ka kurrfarë mbishkrimesh.
Vetëm në bazë të asaj që na lë të kuptojmë mund të konkludojmë se këtu kemi të bëjmë me një ngjarje që ka ndodhur me siguri për mbi 3-shekuj.
Supozime ka të shumta, rreth prejardhjes së këtyre varrezave shekullore, mirëpo shumë nga pleqtë e këtij fshati thonë se më herët kanë thënë se ato janë të “Rimi “, dikush të osmanëve por të gjjtha këto mbesin vetëm supozime.
Varrezat gjenden përballë lagjes Kajtazi të këtij fshati dhe ato tani janë veçse para zhdukjes.
Rajoni ka siguruar edhe disa pamje nga vendi: