Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Fun

    Nuk janë vetëm Dubai dhe Abu Dhabi, zbuloni qytetet në Emirate që nuk i njeh askush

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Turizmi luksoz që ofron Dubai dhe Abu Dhabi, tërheqin me mijëra vizitorë çdo vit në Emiratet e Bashkuara Arabe, por përveç këtyre dy vendeve, njerëzit nuk e njohin thuajse fare pjesën tjetër të Emirateve.

    Në kufi me Omanin dhe Arabinë Saudite, në skajin lindor të Gadishullit Arabik, Emiratet e Bashkuara Arabe formohen nga një federatë prej shtatë emiratesh, e përbërë nga Abu Dhabit (i cili shërben si kryeqytet), Ajman, Dubai, Fujairah, Ras Al Khaimah, Sharjah dhe Umm Al Quwain, me një popullsi në total prej 9,89 milionë banorësh.

    [the_ad id="78756"]

    Ajman, është një nga emiratet me sipërfaqe dhe popullsi më të vogël, krahasuar me vendet e tjera. Ekonomia e vendit mbështet kryesisht tek industria tekstile dhe agrikultura. Ajman nuk ka shumë për t’ju ofruar turistëve, megjithatë plazhet, shkretëtirat dhe xhamitë e vjetra mund të jenë një destinacion interesant për t’u vizituar.

    Fujairah është emirati i pestë më i madh për nga sipërfaqja, me një infrastrukturë të përparuar dhe autostrada moderne që lehtësojnë lëvizjen edhe mes emirateve të tjera, për shkak të pozicionit me rëndësi që ka. Pas Dubait dhe Abu Dhabit, Fujairah është më i vizituari nga turistët falë traditave të ruajtura, kampeve në shkretëtira, por edhe hoteleve e resorteve që ofrojnë krahas luksit edhe mundësinë për të zhvilluar sporte të ndryshme nënujore dhe ajrore.  

    Ras Al Khaimah, tërheq turistë falë rrënojave të shumta arkeologjike të gjendura në zona të ndryshme që paraqesin një interes të veçantë historik. Të tilla janë vendbanimet e lashta ku janë gjetur edhe mbetje njerëzore 4000-vjeçare, që kanë zgjuar interesin e studimeve të ndryshme shkencore.

    Përveç Ras Al Khaima, edhe emirati Sharjah është i njohur për sitet e shumta arkeologjike, madje konsiderohet si një nga rajonet më të pasura për historinë që mbart. Vendbanimi i lashtë njerëzor i zbuluar në këtë emirat mendohet se daton që para 120 000 vjetësh. Sharjah ka investuar prej kohësh në ruajtjen e një identiteti të fortë kulturor, ndaj u emërua në 1998 si “Kryeqyteti Arab i Kulturës” i UNESCO-s.

    Umm Al Quwain, duke qenë dhe një nga emiratet më të vogla, nuk e ka shumë të zhvilluar ekonominë dhe turizmin, por vizitorët që janë në kërkim të së panjohurës joshen veçanërisht nga historia e lashtë e dëshmuar në rrënoja të shumta. Gjetjet e ndryshme, si ato të qeramikës, apo edhe monedha të epokës së Aleksandërit të Madh, kanë vërtetuar kontaktet e shumta të kësaj popullsie me të tjera vende dhe kultura.

    Abu Dhabi dhe Dubai padyshim mbeten vendet më të zhvilluara ekonomikisht të Emirateve Arabe, të njohura në mbarë botën për luksin përrallor apo arkitekturën mbresëlënëse të qiellgërvishtësve. Megjithatë, Emiratet e Bashkuara Arabe fshehin edhe vende të tilla të panjohura që për vlerat historike që mbartin mund të kthehen shpejt në atraksione të rëndësishme turistike.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Vrasje në tentativë në Skenderaj, ky është i dyshuari

    E dhimbshme: vdes mësuesja Remzije Mehmeti nga Podujeva

    32-vjeçari i dehur në Mitrovicë të Veriut e bën për spital vëllain e tij, ai e denoncon në Polici

    Dhëndri i shkon mikut për vizitë dhe e rrah, përfundon në pranga

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.