[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
Një grua e moshuar është sulmuar dhe është poshtëruar nga disa punonjëse të shtëpisë së pleqve në Pejë, dhe pamjet në video kanë tronditur Kosovën, shkruan portali Rajoni.org.
[the_ad id="78756"]
Nga transkriptimi i fjalëve që e moshuara i artikulonte gjatë aktit barbar që zhvillohej mbi të, portali Rajoni mëson se ajo mundohej të kërkonte ndihmë, pavarësisht që nuk mund të lidhte fjalët qartë.
“O shko bre thirre dikan, shko, shko hajt shko”, -ishin fjalët e të moshuares.
Pavarësisht kësaj, as infermieret e tjera nuk ndjenin kurrfarë dhembshurie dhe nuk ishin në gjendje t’i ofronin ndihmë. Madje njëra impresionohej nga ky sulm, duke i dhënë edhe më shumë kurajo koleges për të sulmuar./Rajoni.org/