Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Sport

    OAK zgjedh strukturat e reja udhëheqëse

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK), ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor, me ç‘rast u prezantuan aktivitetet e OAK-ut, të arriturat, çështjet e zgjidhura dhe trajtuara si dhe raporti financiar dhe planifikimi për vitin 2022.

    Me rastin e pesë vjetorit Oda e Afarizmit të Kosovës, ka zgjedhur strukturat e reja udhëheqëse të saj.

    [the_ad id="78756"]

    Fillimisht gjatë mbledhjes së kuvendit u propozuan kandidatët për kryetarë të kuvendit të OAK-ut, kryetarë të bordit të OAK-ut dhe anëtarët e bordit.

    Anëtarët e kuvendit zgjedhor të Odës së Afarizmit pas votimit unanimisht kanë vendosur, që anëtari i bordit Hamdi Malushaj të zgjidhet kryetar i ri i kuvendit të OAK-ut.

    Oda e Afarizmit të Kosovës po ashtu ka zgjedhur edhe kryetarin e ri të bordit i cili njëkohësisht është edhe kryetar i OAK-ut.

    Skënder Krasniqi u rizgjodh për një mandat të dytë si kryetar i Odës së Afarizmit, me vota unanime nga anëtarët e kuvendit.

    Me rastin e rizgjedhjes Krasniqi ka shprehur kënaqësi dhe falënderim për besimin që i është dhënë nga anëtarët e OAK-ut, për një mandat të dytë.

    Krasniqi gjithashtu ka kërkuar nga anëtarët e OAK-ut dhe bizneset e tjera që së bashku ta ndihmojnë në adresimin e çështjeve që janë në interes të bizneseve, sepse vetëm në këtë mënyrë do të përmirësohej infrastruktura e të bërit biznes, duke marr parasysh sfidat dhe ndryshimet e vazhdueshme të qeverive dhe nevojën për një reagim më urgjent, në të mirë të bizneseve.

    Gjatë mbledhjes së këtij kuvendi u zgjodh edhe bordi i OAK-ut, si më poshtë:

    Skënder Krasniqi (kryetar i bordit dhe anëtar), Hamdi Malushaj, Arsim Selmonmusaj, Hasan Gigollaj dhe Diamant Elshani u rizgjodhën si anëtarë të bordit të ri të OAK-ut edhe për një mandat.

    Ndërsa Idriz Zejnullahu, Arben Gashi, Shyqri Bytyqi dhe Mentor Sahiti në mënyrë unanime u zgjodhën anëtar të rinj të bordit, duke kompletuar kështu edhe bordin e drejtorëve të OAK-ut me gjithsej 9 persona.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    E konfirmuar: Drenica bëhet me trajner të ri

    Afrim Jashari nuk e pranon ofertën e Drenicës

    Pas disfatës ndaj SC Gjilanit, KF Drenica ndan rrugët me trajnerin Shotani

    Andi Veliqi ka kaluar ne klubin e futbollit Prishtina

    Largohet nga KF Drenica njëri nga drejtuesit kryesor

    Shifër rekorde: Për kaq para e shet Ballkani yllin Ermal Krasniqi

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.