Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Featured

    Opozita i kërkon Qeverisë koordinim me ShBA-në për çdo veprim: Mund të përkeqësohet situata ​

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës janë të bindura se qeveria nuk është koordinuar me partnerët ndërkombëtarë për vendosjen e reciprocitetit për targat dhe letërnjoftimet me Serbinë.

    [the_ad id="78756"]

    Këto dy parti po kërkojnë që të ketë dakordim sidomos me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por duke mos anashkaluar edhe Bashkimin Evropian.

    Deputeti i PDK-së Mërgim Lushtaku, ka thënë se është i domosdoshëm koordinim me ShBA-në, pasi sipas tij, gjithmonë ka qenë krah çdo zhvillimi, sidomos në pjesën e sigurisë së vendit, raporton Ekonomia Online.

    “Po shihet qartë që nuk ka koordinim në këtë aspekt. Një gjë tjetër është informimi e një gjë tjetër koordinimi, sidomos për pjesën e veriut të Kosovës dhe nuk është e arsyeshme të bësh një herë sulmin  pastaj të bësh koordinimin”, ka thënë Lushtaku.

    “Më mirë kishte me qenë që nga fillimi të bëhej koordinimi i duhur për një aksion të tillë sepse e dimë që pjesa e veriut ende mbetet sensitive, sidomos pasi Kosova po dëshiron të krijojë një bazë të mirëfilltë të reciprocitetit edhe në dialog me Serbinë. Besoj që është e rëndësishme që koordinimi të jetë sidomos me ShBA-në sepse gjithmonë ka qenë përkrah çdo zhvillimi të Kosovës. Sidomos në pjesën e sigurisë gjithmonë janë ShBA që kanë dhënë vulën e fundit dhe janë faktor sigurie edhe në rajon. Një koordinimi i mirëfilltë na duhet me ShBA pa e anashkaluar pjesën e BE-së”, tha Lushtaku.

    Përderisa deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi, tha se edhe pasi është shtyrë zbatimi i vendimit, mund të ketë përkeqësim të situatës.

    Madje, ajo tha se është më se e nevojshme që kryeministri Kurti të ketë koordinim me ShBA-në dhe BE-në.

    “Shpresojmë të mos ndodhë më e keqja. Mirëpo rreziku është në pah, ku jemi duke parë që gjithmonë është duke u rrezikuar situata edhe mbas 30 ditësh nëse ndodh reciprociteti dhe kjo do të vazhdojë ne do të shohim vetëm keqësim të situatës. Kryeministri gjithmonë duhet të jetë në koordinim me ShBA-në dhe BE-në. Ne e pamë që edhe BE kishte reaguar për tërheqjen e barrikadave dhe të diskutohet me ShBA-në. Ne si Kosovë pa ShBA-në nuk kemi ku të shkojmë. Qeveria Kurti dhe ministri i Punëve të Brendshme ai  e  ka situatën në dorë. Kështu që duhet të marrin masa shumë të sigurta dhe të mos ndodh asnjë fatkeqësi”, tha Bytyqi

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Kjo është gjendja shëndetësore e të riut nga Qirezi i Skenderajt, që u plagos nga dorasi i mitur

    Tradhtia e burrit shkakton konflikt mes çiftit në Skenderaj: 35-vjeçari e sulmon gruan, e kërcënon se do ta vrasë atë dhe veten

    Ndikimi i Rusisë në Kosovë dhe milionat e investuara

    Ky është i riu qe u therr për vdekje me thikë nga një person ende i paidentifikuar nga Policia, pas një mosmarrëveshje në trafik

    Norvegjia jep lajmin se do ta mbyllë Ambasadën në Kosovë

    Dugolli në Senat pranon fajin për plagjiaturë: Dënomëni, kam gabu që i kam besu Ardian Kastratit

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.