Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, si duket ka ndërmend të motivojë sonte përfaqsuesen e Kosovës me përballjen ndaj Spanjës, në Sevilla sonte nga ora 20:45.
Ai ka premtuar një shpërblim për lojtarët e përfaqsueses në rast fitoreje. Ai në rrjetin e tij është shprehur optimist për një rezultat pozitiv sonte, dhe se nese e arrinjë këtë djelmoshat tanë do ta kenë një shpërblim sipas mënyrës së tij.
Ai githashtu shprehu se sonte ky shtet do ta “njeh” kush dhe cila është Kosova.
“Kosova sonte shkruan histori në Sevilla. Përfaqësuesja e Spanjës sonte do të përballet me Kosovën në ndeshjen kualifikuese për Botërorin “Katari 2022”. Unë përsonalisht besoj në përfaqësuesën tonë dhe atë do ta shpërblej në mënyrën time, në rast të një fitore ndaj Spanjës. Sonte ky shtet pa dyshim do ta “njeh” kush dhe cila është Kosova”.
