Palestra sportive në Skënderaj nga viti i kaluar filloi të jetë në dispozicion për zhvillimin e aktiviteteve sportive, shkruan portali Rajoni.org.
Por, ende pa u bërë një vit i mirë nga dispozicioni i saj shihet gjendja e mjerueshme në të cilën gjenden tani.
Rinovimi jo i mirë i saj, po bën që gjatë gjithë kohës të pikojë ujë prej tavanit lart, me ç’rast po krijohet “pellgu liqenor” poshtë.
Për këtë ka reaguar edhe polici i Skënderajt, Vehbi Mangjolli, i cili sot ishte në palestër për ta parë një ndeshje volejbolli dhe mbeti pa koment nga kjo gjendje që palestra ishte lënë.
Postimi i tij i plotë:
“Kjo esht palestra sportive ne Skenderaj e cila pas shum vitesh me ne fund vitin e kalum filloj te jet ne dispozicjon te sportistve.Sote isha ne nji loj Velibolli dhe ter kohen nga qatia(kulmi) pikte.Fajtoret i mbuloft TURPI”/Rajoni.org/